Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime dhe pershendetje…

Urime nga unë, Flamur Bërdëllima:
– Të pashë në takimin konsultues me biznesmenët dhe u kënaqa, i shtrenjti miku im, Flamur Hoxha. Unë ta di zemrën dhe kapacitetin profesional. Ta di edhe dashurinë për Shqipërinë. Dhe pjesëmarrja në një politikë të ndershme, është gjithashtu një aset. Të përqafoj dhe të uroj nga zemra, adashi im!
– Kam Zotin dëshmitar se kur shoh këto lulishtet pranë Kryeministrisë apo kullave të Fidelit, më shkon mendja tek ambienti i lulëzuar i një ndërmarrjeje të vetme: Është “AIBA”, aty në Shkozet, “Aiba” e miqve të mi, Agron dhe Armando, po te ambienti është dora e Verit, babait të tyre, që gjithashtu, e dua fort. Aty ke qejf të rrish, i dashur Ver dhe, si thotë fjala, gjelbërimi ta bën jetën më të bukur. Të uroj fort nga zemra, miku im.
– Sociopsikologu David Majer thotë se “Njeriu buzëqesh vetëm kur është i gëzuar”. Sa herë të shoh ty, Irena Toçi, administratore e Shtëpisë Botuese “TOENA”, kështu të shoh, të buzëqeshur. Një buzëqeshje që, për nga ëmbëlsia, më kujton sheqerparen. Kështu të pashë edhe në panairin e fundit të librit. Për një gjë nuk dyshoj: Mikut tim, deputetit Fatmir Toçi, i ka rënë bixha, që të ka ty në krah. Ju uroj fort, gëzim dhe lumturi!
– Nuk është i vetmi, por hyn ndër të preferuarit, lokali “Palma”, pranë shtëpisë sime, ku takohem zakonisht me “pinjollët” e familjes së nderuar Cuçi. Herë bëhen 3, herë 4. Nuk më intereson se çfarë flasin, madje e di që Tosi është si punë organizatori, por unë i nderoj, që nuk e harrojnë ngrohtësinë e vatrës nga kanë dalë, edhe pse tani, secili ka familjen e vet. Ju uroj jetë të gjatë dhe gëzim të gjithëve.
– Të pashë ty, miku im Baftjar Zeqo, te përurimi i terminalit të Fierit. Doemos, je kryetari i bashkisë. Por, pashë aty edhe Sajmir Krasniqin, që njihet për seriozitetin e tij si ndërtues. Ju uroj të dyve të dilni faqebardhë në këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme. Urime!
– Siç të thashë te kafja, unë i respektoj fort trimat, i dashur Taulant Balla, deputet. Edhe vjen me kulturë, edhe i përmbajtur. Ka dashur Zoti, po edhe vullneti yt, që i ke të gjitha këto cilësi. Të uroj të mbetesh i tillë, përherë!
– Ju pashë, pranë e pranë, babë e bijë, të forumi (tryeza e biznesmenëve) i dashur Dine Fratari dhe e respektuara Lediana. Babë e bijë! Mua më duket kaq poetike! Ja si vjen jeta, që ajo vogëlushja e dikurshme, tani të rri në krah, i dashur Dine, si koordinatore e partisë së saj. Ju uroj fort të dyve. Suksese!
– Një udhëtim me autobus, nga Elbasani në Tiranë, më mundësoi të njoh e të bisedoj me një studente të vitit të tretë të Universitetit “Beder” (dega mësuese). Quhej Mela Llakaj (apo diçka e tillë). Rridhte nga familja e nderuar Llakaj. Shkon përditë nga Elbasani në Tiranë për të ndjekur studimet. Po, sa e zgjuar, sa e edukuar dhe me sa pasion për të punuar mësuese! U kënaqa Mela! Rrallë ndihem kështu. Urime dhe përqafoji fort prindërit, që sakrifikojnë për shkollimin tënd.
– Kanë folur shumë për miellin, kohët e fundit, por kur flet Profesor Abdyl Sinani, amatorët dhe llafollogët, heshtin. Ai e vë theksin te problemi dhe nuk stis alarme të paqena. Të përqafoj fort, miku dhe ish-drejtori im dhe i nënës time, në Fabrikën e Bukës, në Tiranë.
– Të kam takuar këto kohët e fundit, shoku im, poeti dhe shkrimtari Fatmir Musai. E kam thënë dhe e them: Në Shkollën “Skënderbej” ishe më i talentuari, ndër ne që shkruajmë. Po ashtu, edhe në fakultet shquheshe. Të uroj që edhe tani që je 60 vjeç, pena mos të të flerë, i dashur Fatmir.
– Edhe kur nuk të takoj, se ç‘gjej një qetësi të këndshme, një edukatë, një përzemërsi, aty te firma e Karburanteve “Kastrati”. Sinqerisht, ndihem mirë, edhe kur je ti, edhe kur nuk je! Njerëz me shumë edukatë, edhe punëtorë. Urime të gjithëve!
– U bëmë për mall, i dashur Lul Brahja. Nuk e di si shkon, si i ke të vegjëlit, a shkon më te “1Maji” për të kërcyer. Ti, njeri i madh, me zemrën plot brenga, po edhe plot gaz! U bëfsh 100 vjeç, i dashur miku im! Medet, që nuk e pi më rakinë, se aty, në Sauk, do ta ndalja vrapin.
– U takuam prapë, miku im Gjergj Petro, pronari i “Lule – Kaleshi”. Puna nuk mbaron, po u kënaqa. Se aty vërtet kënaqesh, i dashur Gjergji!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta holloj belin dhe të ul barkun?

Next Post

Kam gjashtë muaj që nuk fle...

Advertisement