Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta dallosh e ta parandalosh një infarkt?

Gjaku është ai që i çon oksigjen zemrës dhe infarkti ndodh kur gjaku që shkon në zemër, reduktohet ose ndërpritet në mënyrë të papritur. Gjatë një infarkti, muskuli i zemrës nuk merr oksigjenin për të cilin ka nevojë dhe, pa të, ai mund të dëmtohet, ose të shkatërrohet. Që të shpëtosh nga infarkti, pra, nevojitet rivendosja e rrjedhës normale të gjakut në zemër. Nëse keni shenja të infarktit, duhet të shkoni menjëherë te mjeku…

Shkaqet e infarktit

Shkaqet më të zakonshme të infarktit janë: Niveli i lartë i kolesterolit dhe një pllakë yndyrore që grumbullohet në muret e arterieve (krijimi i kësaj pllake kërkon vite). Shumica e infarkteve ndodhin kur pllaka shkëputet nga muret e arteries. Atëhere, në vendin e shkëputjes, krijohet një mpiksje gjaku që bllokon arterien.

Advertisement

Simptomat e infarktit

Nganjëherë simptomat janë aq të buta, sa ngatërrohen me diçka tjetër. Burrat dhe gratë kanë simptoma të ndryshme, por që të dyja palët mund të kenë dhimbje, shtrëngim, ose bezdi në gjoks. Simptoma të tjera përfshijnë marrjen e frymës, djersitjen, të fikëtin dhe marramendjen. Ju mund të keni edhe dhimbje në qafë, nofull, ose shpatull. Burrat zakonisht lëshojnë djersë të ftohta dhe ndjejnë dhimbjen të lëvizë poshtë krahut të majtë. Gratë kanë më shumë gjasa të kenë dhimbje shpine apo qafe, djegie në zemër, marrje fryme, marrje mendsh dhe të vjella, si edhe mostretje. Ato gjithashtu mund të ndjehen shumë të lodhura, ose si të trullosura. Në dy javët para infarktit, mund të keni simptoma gripi, ose probleme me gjumin.

Çfarë duhet bërë

Nëse dikush pranë jush mund të ketë simptoma që ngjajnë me infarktin, duhet të merrni menjëherë në telefon urgjencën. Ju keni shans të mbijetoni nëse trajtoheni brenda 90 minutave. Personi i sëmurë duhet të përtypë dhe të gëlltisë një aspirinë, për të pakësuar rreziqet e mpiksjes së gjakut (nëse nuk janë alergjikë). Nëse personi është i pandërgjegjshëm, vetëm masazhi i zemrës me duar (ai që bëhet zakonisht për të shpëtuar dikë) mund të dyfishojë mundësitë e mbijetesës.

Diagnostikimi i infarktit

Një EKG, e cila kontrollon aktivitetin elektrik të zemrës, mund t’i ndihmojë doktorët për të vërtetuar nëse jeni duke pësuar një infarkt. Ajo mund të tregojë gjithashtu se cila arterie është bllokuar. Doktorët mund ta diagnostikojnë infarktin edhe me analiza gjaku që masin proteinat që lëshohen në gjak, kur muskuli i zemrës është duke vdekur.

Trajtimi i infarktit

Doktorët do të përpiqen të rivendosin rrjedhën e gjakut në zemës. Ata mund t’ju japin ilaçe që tresin mpiksjet e gjakut. Gjithashtu, mund të bëni një procedurë që quhet angiograma e koronareve. Në këtë rast, doktorët fusin në arterie një tub të hollë që ka një tullumbac të vogël në fund. Ai hap bllokimin, duke sheshuar pllakën në arterie. Më së shumti, doktorët fusin një tub të vogël si rrjetë në arterien tuaj, që quhet stent, për ta mbajtur arterien e hapur.

Kush rrezikohet nga infarkti?

Gjasat për të pësuar një infarkt shtohen me kalimin e moshës dhe burrat rrezikohen më shumë se gratë. Nëse në familjen tuaj dikush ka vuajtur nga sëmundjet e zemrës, ky gjithashtu është një faktor që shton rrezikun, ashtu si duhanpirja, tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, diabeti dhe obeziteti. Gjëra të tjera që shtojnë rrezikun e infarktit janë mungesa e fizkulturës, depresioni dhe stresi.

Si të parandalosh infarktin

Ndaloni pirjen e duhanit, gjë që e pakëson me një të tretën shansin për të pësuar infarkt. Bëni ushtrime dhe hani ashtu si duhet. Shoqata Amerikane e Zemrës këshillon 150 minuta stërvitje të moderuar ose të fuqishme në javë. Hani fruta, perime dhe drithëra integrale, për t’i mbajtur arteriet të shëndetshme. Pirja e një aspirine në ditë, i ndihmon disa njerëz të parandalojnë infarktin. Flisni me doktorin nëse ju ndihmon edhe juve. Në fund, gjeni mënyrën për të mbajtur nën kontroll stresin.

Çfarë duhet bërë pasi ke pësuar një infarkt

Nëse jeni shtruar në spital për infarkt, ka gjasa të ktheheni në shtëpi brenda disa ditëve. Brenda dy javëve mund të rifilloni aktivitetet tuaja normale. Mund t’ju ofrohet një program stërvitjeje që është i përshtatshëm për ju dhe duhet të mësoni zakonet e mira, për të pasur një zemër sa më të shëndetshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi i javës, 1 dhjetor-7 dhjetor

Next Post

Marmalatë me ftonj

Advertisement