– Jam një zonjë që kam bërë divorcin dhe gjykata ka caktuar me ligj pension mujor për vajzën e tij, mirëpo ky, prej një viti e gjysëm nuk i ka paguar detyrimet. Ai ka mundësi financiare, por nuk do, edhe pse e di shumë mirë që e ka detyrim ligjor. Ish-burri im ndodhet në Livadhja ose Athinë dhe nuk vjen këtej nga frika; as telefonin nuk e hap. E ka kërkuar Gjykata, por ai përsëri nuk bindet. Si duhet të veproj unë me këtë person? A duhet të shkoj te Zyra e Përmbarimit? A mund ta gjejnë ata dhe, nëse e gjejnë, çfarë do të ndodhë me të? Çfarë rruge ligjore duhet të ndjek?
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – E nderuar zonjë! Shqetësime si ky i juaji janë përhapur gjerësisht dhe ju kuptoj shumë mirë. Mendoj se ish-bashkëshorti juaj është njeri i papërgjegjshëm, që u fshihet detyrimeve karshi fëmijës së tij. Në këto kushte, është shumë e vështirë për zgjidhje, qoftë me gjykatë, qoftë me përmbarues. Përmbaruesi mund të ndërhyjë kur ai ka pasuri dhe jeton afër me ju, ndërsa në rastin konkret, që ndodhet jashtë Shqipërisë dhe nuk kujtohet të dërgojë asnjë të ardhur për fëmijen, bëhet e pamundur zgjidhja e çështjes me procedura ligjore.
– Shumë dosje të këtij lloji pezullohen nga ana e përmbarimit sepse e ka të pamundur realizimin me sukses të marrjes së shumës dhe derdhjes së saj në llogarinë tuaj bankare në favor të fëmijës. Më vjen vërtet keq dhe uroj që ish-bashkëshorti juaj të kujtohet vetë me dëshirë dhe t’i dërgojë fëmijës të ardhurat që minimumi ka detyrim nga vendimi i gjykatës. Me respekt.
Advertisement