Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç’është dhe si bëhet seksi oral, anal dhe vaginal?

– Jam një lexues i rregullt i kësaj rubrike dhe ju falënderoj për informacionin që na jepni. Desha t’ju pyes në lidhje me seksin. Thuhet seks oral, anal dhe vaginal, por s’jam edhe aq i qartë që t’i kuptoj si kryhen këto veç e veç e si veprohet praktikisht, se në regjimin komunist, nuk njiheshim me këto thënie. Tani jam kureshtar (pavarësisht nga mosha) të mësoj në cilat marrëdhënie duhet domosdoshmërisht prezervativi? Për kaq po ju shqetësoj. Më falni për paditurinë time, por siç ju thashë, i përkas një brezi dhe sistemi në të cilin shumë pak kishim dijeni rreth intimitetit. Ju uroj shëndet. Poli.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Seksi është një veprimtari e njeriut, e domosdoshme jo vetëm për riprodhimin, por edhe për kënaqësinë e veçantë që të jep ai në momentin e orgazmës. Seksi është mistik dhe dominon shpeshherë në veprimtarinë e njeriut, shton dashurinë e respektin ndërmjet çiftit, të largon stresin e të bën që ta shikosh jetën me një sy tjetër, më pozitiv, pra, ruan cilësinë e jetës. Në veprimtarinë e vet, njeriu, me kalimin e etapave historike të jetës, ka ndryshuar edhe në drejtim të koncepteve të vlerësimit të marrëdhënieve seksuale. Në etapa të ndryshme historike dhe në kultura të ndryshme, marrëdhënia seksuale ndërmjet dy personave, ndryshon. Ndryshe ka qenë marrëdhënia seksuale para 100 vjetësh, ndryshe është në komunitetin mysliman apo në komunitete jo shumë të zhvilluara, si për shembull në Guinenë e Re, apo në fiset e Amazonës. Në shoqërinë e civilizuar, ku marrëdhëniet seksuale kanë filluar të jenë më liberale, në shoqërinë e sotme është vënë re një sjellje seksuale ndryshe nga ç’ka qenë para disa vjetësh.
– Në këtë sjellje mund të përfshijmë seksin oral, ku të dy partnerët ngacmojnë me gojë apo me gjuhë, organin seksual të njëri-tjetrit. Do quajmë seks anal kur mashkulli bën penetrim me penisin e tij në drejtim të anusit, ndërsa seksi vaginal është ai historikisht i njohur dhe më fiziologjiku për të arritur kënaqësinë seksuale. Të gjitha këto lloje apo forma marrëdhëniesh si pozicioni ndërmjet dy çifteve dhe lojrat e tjera seksuale realizohen gjithmonë që partnerët të arrijnë kënaqësinë seksuale dhe cilësinë në maksimum. Kur flasim për seks oral dhe anal, sigurisht, kjo është një procedurë e cila në shumë çifte jo vetëm që nuk pëlqehet, por edhe urrehet dhe bëhet frenuese. Kjo lloj mënyre e të bërit seks, edhe në vendet e zhvilluara si për shembull në SHBA, deri në vitin 1988, dënohej edhe me ligj nga 100 dollarë gjobë deri në 20 vjet burg. Me kalimin e viteve u pa nga studiuesit që të realizosh një seks të tillë nuk është domosdoshmërisht e ndaluar, por është një sjellje seksuale e zgjedhur në konsensus mes çiftit. Në qoftë se e puthura në buzë është një moment, një lloj eksitimi i shpeshtë në vende të ndryshme, e papraktikuar për shembull te kinezët apo deri vitet e fundit te japonezët, mund të thuhet që nuk ka gjë të keqe të puthesh dhe çiftet nuk lënë vend pa u prekur dhe pa u puthur. Pra, u arrit në konkluzionin se çfarë të keqeje ka nëse do të puthësh edhe organin seksual? Kjo është një mënyrë seksi që është shtuar shumë edhe në vendin tonë vitet e fundit, por seksi oral mund të kryhet gjithmonë me marrëveshjen e çfitit. Edhe seksi anal, meqenëse pjesa e anusit është shumë e inervuar, sjell një kënaqësi seksuale dhe shumë çifte e praktikojnë, por duke mos qenë fiziologjike, mund të krijohen probleme të tilla si sëmundje të ndryshme, fisura, çarje, dhimbje, infeksione (më të shpeshta te mashkulli) sidomos kur marrëdhëniet nuk bëhen me lubrifikant. Pra, si përfundim, këto veprime dhe sjellje bëhen me zgjedhjen e partnerëve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk jam e bukur dhe askush nuk më do!

Next Post

Rudina Dembacaj: Ndjehem tamam si Aja!

Advertisement