Test
Burrat shpesh nuk janë të aftë apo nuk duan t’u thonë grave gjërat që mendojnë. Bëni kuicin tonë për të marrë vesh sa dini t’i dëshifroni fjalët e tyre. Të jeni të sigurta se do të kënaqeni shumë dhe… mirë bëni të mos mërziteni nga ato përgjigje që nuk janë siç do t’i donit ju…
1. Kur thotë: “Duket se shumë nga miqtë e tu kanë filluar të martohen dhe të kenë fëmijë”, ai nënkupton…
a. Si arrita të të bëj për vete?
b. Dua të dal nga kjo lidhje.
c. Oh, shumë shpejt ke për t’u dridhur nga frika!
2. Kur thotë “Në rregull”, ai nënkupton…
a. Nuk jam dakord, por nuk dua t’u hyj diskutimeve tani.
b. Nuk dua të flas më kurrë për këtë.
c. A mund të bëjmë seks më vonë?
3. Kur thotë “Nuk është ajo që doja të thoja”, ai nënkupton…
a. Nuk të kuptoj fare.
b. Në fakt, kjo është ajo që doja të thoja, po tani që e shoh se u zemërove, do të doja të mos e kisha thënë fare.
c. Nuk do të flas më kurrë për këtë.
4. Kur thotë “Pse u preke kaq shumë?”, ai nënkupton…
a. Është për t’u prekur, në fakt, por shpresoj të ta marr mendjen që të mendosh se nuk është.
b. Pse po vepron si psikopate?
c. Nuk kam guxim të ndahem nga ti, kështu që po të detyroj ta kërkosh vetë ndarjen.
5. Kur thotë “Nuk është ndonjë gjë me rëndësi”, ai nënkupton…
a. Ndjehem i pasigurtë, ndaj thuaj diçka që të më sigurosh.
b. Është gjë me rëndësi, por shpresoj të ta marr mendjen që të mendosh se nuk është.
c. Nuk jam dakord, po më shumë se gjithçka, dua t’i jap fund këtij diskutimi.
6. Kur thotë “Kujtoja se e njihja atë vajzë”, ai nënkupton…
a. Tani duhet të fillosh të frikësohesh.
b. E kam punën pisk, më mirë të sillem mirë.
c. Po i bëja dalje asaj.
7. Kur thotë “Nuk e dija se do të shqetësoheshe kaq shumë”, ai nënkupton…
a. E dija që do të shqetësoheshe pak, prandaj nuk ta kisha thënë më parë.
b. Nuk më vjen keq, por nuk dua të përballohem me zemërimin tënd.
c. Dua të ndahem.
8. Kur thotë “U solla mirë kur dola me shokët”, ai nënkupton…
a. “Mirë” është një term relativ, por nuk të kam tradhtuar.
b. Është një histori që më bën të dukem keq.
c. Nëse do të ta them, do të mendosh se jam kafshë.
9. Kur thotë “A mund ta ndajmë bashkë llogarinë e restorantit”, ai nënkupton…
a. Në realitet, dua vetëm të bëj dashuri me ty.
b. Nuk më pëlqen edhe aq shumë.
c. Kam një të dashur, por ti je seksi.
10. Kur thotë “Kam një ide: Pse të mos takohemi në restorant?”, ai nënkupton…
a. Dua vetëm të bëj seks me ty.
b. Nuk më pëlqen edhe aq.
c. Nuk dua t’i djeg të gjitha etapat, kështu që nuk po vij të të marr në shtëpi.
11. Kur thotë “Dukesh seksi”, ai nënkupton…
a. Si arrita të të bëj për vete?
b. Nuk dua të të vijnë rrotull djemtë e tjerë.
c. A mund të bëjmë seks më vonë?
12. 12. Kur thotë “Ish-e dashura ime është e çmendur”, ai nënkupton…
a. Ia kam punuar keq, kështu që është zemëruar me mua.
b. Është një histori që më jep imazh të keq…
c. E kam punën pisk.
13. Kur thotë “Nuk dua të lidhem seriozisht”, ai nënkupton…
a. Nuk dua të lidhem kurrë me ty.
b. Dua të harroj ndarjen duke shkuar me shumë femra.
c. Në fakt, dua të bëj seks me ty.
14. Kur thotë “Shoku im është i çmendur!”, ai nënkupton…
a. Nuk kam ndërmend të ndryshoj, kështu që më prano kështu si jam.
b. Ndjehem pak i lënduar që shoku im preferon të dalë me të dashurën dhe jo me mua.
c. A mund të bëjmë seks më vonë?
15. Kur thotë “Nuk kam ndërmend të ndryshoj”, ai nënkupton…
a. Nuk kam guxim të ndahem nga ti, kështu që po të detyroj ta kërkosh vetë ndarjen.
b. Ende nuk e di nëse ia vlen të lidhemi seriozisht.
c. Dua të ndahem.
16. Kur thotë “Është histori e gjatë”, ai nënkupton…
a. Nëse do të ta tregoja, do të mendoje se jam kafshë.
b. Është një histori me të cilën bëj figurë të keqe.
c. Ndjehem i pasigurtë në vetvete; thuaj diçka që të më sigurosh.
17. Kur thotë “Nuk kam njohur kurrë një vajzë si ti”, ai nënkupton…
a. A mund të bëjmë seks më vonë?
b. Si arrita të të bëj për vete?
c. Mendoj se edhe unë të dua.
18. Kur thotë “Nuk e kuptoj pse e pëlqejnë vajzat atë tip”, ai nënkupton…
a. Nuk dua të të vijnë rrotull djemtë.
b. Nuk do të ndryshoj, kështu që më prano kështu si jam.
c. Ndjej pasiguri në vetvete; thuaj diçka që të më sigurosh.
19. Kur thotë “Duket sikur e ke shok të ngushtë”, ai nënkupton…
a. A ka pasur ndonjë gjë mes jush?
b. Nuk dua të të vijnë rrotull djemtë.
c. A mund të bëjmë seks më vonë?
20. Kur thotë “Le të mos i përshpejtojmë gjërat”, ai nënkupton…
a. Nuk kam guxim të ndahem prej teje, kështu që po të detyroj të heqësh vetë dorë prej meje.
b. Ende s’e kam vendosur nëse ia vlen të lidhemi seriozisht.
c. Dua të ndahemi.
21. Kur thotë “Jam pak a shumë beqar”, ai nënkupton…
a. Nuk dua të lidhemi bashkë.
b. Dua vetëm të bëj seks me ty.
c. Kam një të dashur, por ti je seksi.
22. Kur thotë “A mund të flasim për këtë më vonë?”, ai nënkupton…
a. Nuk dua të flas më kurrë për këtë gjë.
b. Nuk kam guxim të ndahem prej teje, kështu që po të detyroj të heqësh vetë dorë prej meje.
c. A mund të bëjmë seks më vonë?
23. Kur thotë “Nuk jam i mirë për t’u lidhur seriozisht”, ai nënkupton…
a. Nuk kam guxim të ndahem prej teje, kështu që po të detyroj të heqësh vetë dorë prej meje.
b. Nuk mendoj se je aq e rëndësishme për mua sa të bëj gjithë përpjekjet që duhen.
c. Ende jam duke vendosur nëse ia vlen të lidhem seriozisht me ty.
24. Kur thotë “Nuk je pak si e zhveshur për të dalë me shoqet?”, ai nënkupton…
a. A mund të bëjmë seks më vonë?
b. Nëse nuk do të ishe ti, do të dilja me ndonjë shok.
c. Nuk dua të të vijnë rrotull djemtë e tjerë.
25. Kur thotë “Jam ende duke marrë veten nga një ndarje”, ai nënkupton…
a. Kam ndërmend ta marr veten duke shkuar me shumë femra.
b. Nuk dua të lidhem kurrë me ty.
c. Nuk më pëlqen edhe aq.
26. Kur thotë “Më vjen keq që ende nuk të kam telefonuar”, ai nënkupton…
a. Dua të ndahemi.
b. Nuk më vjen keq, por nuk dua të përballem me zemërimin tënd.
c. E kam punën pisk, duhet të sillem mirë.
27. Kur thotë “Ky është një luk i ri”, ai nënkupton…
a. Nuk dua të të vijnë rrotull djemtë.
b. A mund të bëjmë seks më vonë?
c. Është një luk i çuditshëm.
28. Kur thotë “Sa zgjati lidhja jote e fundit”, ai nënkupton…
a. Je në kërkim të një lidhjeje afatgjatë?
b. Kam ndërmend ta harroj ndarjen duke shkuar me shumë femra.
c. Dua vetëm të bëj dashuri me ty.
29. Kur thotë “Shokëve të mi u pëlqeve shumë kur të takuan”, ai nënkupton…
a. E kam punën pisk, duhet të sillem mirë.
b. Mendoj se edhe unë mund të të dua.
c. Ende s’e kam vendosur nëse mund të lidhem seriozisht me ty.
30. Kur thotë “Nuk di të luaj lojëra”, ai nënkupton…
a. Nuk dua të lidhemi seriozisht.
b. Jam mjeshtër për të luajtur lojëra, por nuk dua të luash ti me mua.
c. Mund të mos marr në telefon gjatë tre muajve që vijnë.
31. Kur thotë “Dukem mirë?”, ai nënkupton…
a. A mund të bëjmë seks më vonë?
b. Ti dukesh e çuditshme sonte.
c. Nuk kam ndërmend të ndërrohem, kështu që më mirë të dukem mirë.
32. Kur thotë “Shoqja jote duket shkëlqyeshëm”, ai nënkupton…
a. Nëse nuk do të shkoja me ty, do ta provoja me të.
b. E kam punën pisk, duhet të sillem mirë.
c. Jam ende duke menduar nëse mund të lidhem seriozisht me ty.
33. Kur thotë “Po, mendoj se ke të drejtë”, ai nënkupton…
a. Nuk do të flas më kurrë për këtë gjë.
b. Nuk jam dakord, por më shumë se çdo gjë, dua t’i jap fund këtij diskutimi.
c. Si ia dola të të bëj për vete?
Përgjigjet e sakta:
1. c-ja.
2. a-ja.
3. b-ja.
4. a-ja.
5. b-ja.
6. c-ja.
7. a-ja.
8. a-ja.
9. b-ja.
10. c-ja.
11. c-ja.
12. a-ja.
13. c-ja.
14. b-ja.
15. a-ja.
16. b-ja.
17. b-ja.
18. c-ja.
19. a-ja.
20. b-ja.
21. c-ja.
22. a-ja.
23. b-ja.
24. c-ja.
25. a-ja.
26. b-ja.
27. c-ja.
28. a-ja.
29. b-ja.
30. b-ja.
31. c-ja.
32. a-ja.
33. b-ja.