Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

9 sekrete që burrat nuk do t’ua thonë kurrë grave!

Më shumë se sekrete, le t’i quajmë «gënjeshtra të lehta», sepse nuk janë nga ato që mund të prishin një lidhje, janë thjesht gjëra që ata evitojnë t’i përmendin, që t’u bien veshët rehat…

Një mbrëmje tipike mes dy të fejuarve: Ajo, elegante, me një palë xhinse dhe një bluzë mëndafshi, me këpucë balerina në këmbë dhe një rreth në kokë, pyet të dashurin: «I dashur, si dukem?». Dhe ai: «Shumë bukur», megjithëse brenda vetes mendon tjetër gjë, pasi balerinat nuk i pëlqejnë fare dhe ai rrethi në kokë, i kujton mamanë. Por, ai nuk do t’jua thotë kurrë, për të mos ju mërzitur, ose për të evituar një diskutim të kotë. Pra, ka gjëra që burrat i mendojnë, por nuk i thonë, edhe sikur t’i torturosh. Sekrete? Jo tamam, më shumë janë mendime dhe vlerësime që i mbajnë për vete, por që janë të përbashkëta për të gjithë ata. Ja, 9 prej tyre!

1. I shohin gratë e tjera (dhe i hapin sytë mirë)
Kur kalon pranë jush ndonjë vajzë e bukur, ai rrotullohet 180 gradë dhe e ndjek me sy. Mbase nuk e kthen kokën, por sytë ama i rrotullon. Kjo bën pjesë në natyrën e meshkujve, është një gjë që ata nuk e kanë në dorë. Për të qenë të sinqerta, edhe ne gratë i shohim me dëshirë muskujt e David Bekhamit, apo sytë e bukur të Brad Pitit në revistë, por e bëjmë më me lezet. Pastaj, i kthejmë sytë përsëri nga ai që kemi në krah dhe kjo është ajo që ka rëndësi…
2. Para se gjërat të bëhen serioze, ata informohen në Facebook
Tani, të “informohesh” është një fjalë e madhe. Le të themi se ne gratë bëhemi objekt i fiksimit të tyre dhe ata i kthejnë e rrotullojnë nga të gjitha anët profilin dhe fotot tona. Bile, nëse do t’i pyesnim se “Si isha veshur në festën e karnavaleve para 3 vjetësh?”, ata do të dinin të përgjigjeshin: “Si një damë e viteve ‘800 me buzëkuq të kuq flakë!”.
3. Janë të kënaqur kur ne dalim me shoqet tona
“Sot do të dal me një shoqe, të vjen keq?”. “Sa keq!”, ta kthen ai me sytë e një këlyshi të rrahur. “Do të rri në shtëpi me ty?”, “Jo, jo, ik, nuk do të ta kërkoja kurrë diçka të tillë”. Kështu, ai do të jetë i lirë të pijë birrë, të luajë me vidolojëra dhe të shohë filma të vjetër aksioni, që nuk i sheh dot kur jemi ne në shtëpi. Si rezultat, që të dy do të jemi më të kënaqur larg tjetrit dhe pastaj, edhe më shumë, kur të ritakohemi më vonë.
4. Urrejnë shkëlqyesin e buzëve tona dhe balerinat
Ne e adhurojmë, sepse i mban buzët e buta dhe të fryra, por ai, edhe pasi na ka puthur para një ore, ende i duket sikur e ka shkëlqyesin në buzë dhe të gjithë po e shohin. Ndërsa balerinat janë shpallur si “këpucët që vrasin libidon”, nga meshkujt. Kush e di se pse… Ato janë kaq të rehatshme!
5. E kuptojnë menjëherë kur burrat e tjerë na fusin në “radarin” e tyre
Duke njohur armikun dhe metodat e “gjuajtjes”, ata i dallojnë menjëherë shikimet e vjedhura dhe epshore të burrave të tjerë mbi ne. Kjo bën të ndizet tek ata shkëndija e xhelozisë dhe zotërimit, që i bën të reagojnë, duke na shtrënguar fort pas vetes. Pas pesë minutash, kur gjithçka është nën kontroll, ata ndjejnë në vetvete një grimë kënaqësie që kanë në krah një grua kaq joshëse: “Por, ajo është imja!”.
6. Shohin ende filmat porno
Megjithëse janë të lidhur me ne… Jo shpesh, por e bëjnë, kur janë vetëm. Për të qenë vërtet të lumtur, do të donin t’i shihnin me ne…
7. Ishin nervozë herën e parë kur bënë dashuri me ne
Sigurisht, për ta nuk ka qenë hera e parë, por mbase ishte hera e parë… serioze. Kështu pra, ata ishin të stresuar dhe të përqendruar për të mos bërë figurë të keqe. “Mos bëj zhurma të çuditshme, mos ejakulo shumë shpejt, rri lart…”, me një fjalë, më shumë një dialog me organin e tyre, sesa me ne!
8. U pëlqen kur flasim për argumente serioze
Ata duken të largët dhe të painteresuar kur ne flasim për martesë, bashkëjetesë, fëmijë, etj., por në realitet ndjehen të lumtur që flasim për këto gjëra me ta (të paktën ata që e kanë seriozisht), sepse i bën të ndjehen të sigurtë në faktin se ata “janë duke u pjekur” dhe ne jemi gruaja që u duhet.
9. Nganjëherë nuk kanë dëshirë
Po, edhe atyre u ndodh. Duket e çuditshme, megjithatë ata nuk janë makina seksi, siç përshkruhen nëpër filma. Stresi, problemet në punë e lodhja mund të ndikojnë edhe në epshin e tyre, madje më shpesh sesa mendohet. Mbase do të jetë ai që do të thotë herën tjetër se i dhemb koka!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Behar Mera: Nxehem, por nuk ma merr njeri seriozisht....

Next Post

SEKSI sipas shenjave të horoskopit

Advertisement