Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si dhe pse këndojnë bilbilat?

Bilbilat meshkuj këndojnë për të tërhequr femrat. Me të dëgjuar zërin e tyre, hyjnë në këngë edhe ato dhe fillon mes tyre, si të thuash, një garë këngesh… Shkencëtarët kanë vënë re se cilësia e këngëve të bilbilave varet nga niveli i vendndodhjes së tyre në raport me njëri-tjetrin dhe këngët dalin më të bukura në rastet kur ata qëndrojnë në pemë në të njëjtën lartësi. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Bazelit në Zvicër dhe të Institutit Ekologjik të Vendeve të Ulëta, kanë bërë një eksperiment interesant: Ata vendosën altoparlante në degët e pemëve, me shpresë se këngëve do t’u përgjigjeshin bilbilat e gjallë. Dhe, kështu ndodhi; bilbilat hynë në garë me altoparlantët, duke i kujtuar ata bilbilë. Më të apasionuar në këtë garë u treguan bilbilat meshkuj, të cilët qëndronin në një nivel me altoparlantët. Ata bënin pauza shumë të shkurtra, madje i përsëritnin meloditë e tyre disa herë. Kjo tregon se bilbilat, kur janë në garë, marrin parasysh lartësinë ku ndodhet konkurrenti. Shkencëtarët vunë re se bilbilat meshkuj duan të qëndrojnë në një nivel pak më të lartë se femrat. Sa më lart të ngjitet mashkulli, aq më shumë horizont i hapet para vetes, aq më kollaj i vë re grabitqarët dhe aq më lehtë, fshihet prej tyre. Veç zotërimit të situatës, ky pozicion tregon edhe “statusin shoqëror” të bilbilit mashkull. Me sa duket, edhe femrat pëlqejnë më shumë ata bilbilë që ngjiten në degët e sipërme të pemës…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kallashi ironizon me "zogun" e Tunës dhe me pas nxjerr gjoksin

Next Post

Disa sekrete të vogla të lulelakrës

Advertisement