Qeni dhe krokodili
Një qen po bënte shëtitje buzë lumit, kur një krokodil, që e sheh nga larg, nis të tallet me të:
– Si të kam, o thes pleshtash!
– Mirë, moj çantë e bukur!
Kokëfortësia
Një burrë shkon te seksologu sepse ka një problem…
– Doktor, kur bëj dashuri me gruan time, do të doja shumë që ajo të kthehej nga ana tjetër, por refuzon vazhdimisht… Si t’ia bëj?
– E keni provuar t’ia kërkoni me mirësjellje?
– Sigurisht, por ajo as që do t’ia dijë…
– E keni diskutuar me qetësi këtë çështje?
– Sigurisht, doktor, por ajo nuk lëshon pe…
– Epo atëhere, ç’kam ç’t’ju them… S’ju mbetet gjë tjetër veçse të dorëzoheni…
– Gjynah! Do të kisha dashur shumë të bënim fëmijë…
Xhelozia
– Anxhela, kur do të vendosësh të mos bëhesh më xheloze?
– Kur të fillosh të më thërrasësh Merita!
Memeci
Një djalë me organ seksual shumë të gjatë, nuk kishte sukses me femrat sepse ishte memec. Një ditë, durimi arriti kulmin dhe ai shkoi te mjeku:
– Dok…dok…dok…tor! Sa…sa…sa…po hap go…go…gojën, vajzaaaat ia ia ia mbathin vra…vra…pit!
Doktori: – Nuk është ndonjë gjë e pariparueshme. Ti je memec sepse e ke penisin shumë të gjatë. Mjafton ta presim pak dhe do të fillosh të flasësh normalisht.
U tha, u bë! Djali nisi të fliste mirë, por ëhë, prapë s’kishte sukses me femrat. Atëhere u kthye te mjeku dhe i tha:
– Doktor, po kjo është e tmerrshme! Me këtë penis që më ka ngelur, prapë nuk kam sukses me femrat. A mund të ma bëni prapë të gjatë, siç e kisha në fillim?
Doktori: – Jo… jo… jo… Është shu…shu…shumë vo…vonë!