Duket se balerinët shqiptarë e kanë ndarë mendjen ta prezantojnë denjësisht emrin e Shqipërisë në Itali. Pas Kledit, Ambetës, Klajdit, Tiljanos, Klaudia do të jetë emri i radhës që do të bëjë shumë shqiptarë të ndihen krenarë me të. Klaudia Pepa, balerina e Televizionit Klan, do të jetë në kastin e shout italian, “Amici”, i cili u ka dhënë gjithmonë mundësinë talenteve shqiptare të ecin para dhe të promovojnë më së miri talentin e tyre. Me Klaudian dhe punën e saj, jemi prezantuar prej kohësh tashmë, falë impenjimit të saj të vazhdueshëm në Klan, ndaj me aftësinë dhe energjinë që e karakterizon, jemi të sigurtë që balerina e talentuar do të ngjitet shumë lart. Na vjen pak keq pasi Shqipërisë do t’i largohet një talent si ajo, por kur mendojmë se Klaudia ka shumë mundësi të fitojë “Amici”-n, bëhemi tepër pozitivë për zgjedhjen e saj. I urojmë shumë suksese!
Advertisement