Alketa ujë dhe sapun. Shkëmbejnë batuta ironike me Miriam Canin!
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, pak ditë më parë ka publikuar në faqen e saj në instagram dy foto ku paraqitet pa asnjë grimë make up. Është hera e parë që e shohim Alketën ujë dhe sapun, të paktën me dëshirën e saj, pasi shpesh vajzat e ekranit i sheh gjatë gjithë kohës të grimuara. Menjëherë ndër komentueset në foton e Alketës ishte dhe këngëtarja Miriam Cani e cila shpreht duke ironizuar vajzat e tjera të ekranit të cilat gjatë gjithë kohës qëndrojnë të grimuara “Ah moj Alketa, po si s’të vjen turp që del pa make up në fytyrë? Po pse kështu duhet të jetë femra??? Si mundesh të nxjerrësh fytyrën e vërtetë? Moj turp të të vijë se je dhe personazh publik..duhet t’i japësh shembull sidomos brezit të ri që femra kurrë s’duhet të shfaqi fytyrën e vertetë. Gjithmonë e fshehur pas një maske për të kompleksuar edhe ata që faktikisht ndihen rehat me veten edhe me atë cka shohin në pasqyrë cdo mëngjes kur zgjohen! Dhe ajo që më habit është që ne të tjerat pa lyer kemi lindur me qerpikë të gjata, buzët flakë të kuqe, kapakët e syve plot shkëlqim dhe një lëkurë si qelq me një ngjyrë rozë te mollëzat…cudi që ti pa lyer nuk dukesh ashtu. Më ke zhgenjyer toootalisht këtë herë Alketa”, e përfundon Miriami ironinë e saj për vajzat e tjera. Dhe përgjigjia e Alketës pasi e falenderon ka qenë thjesht:” Për një moment u ndjeva e turpëruar”. C’është e vërteta janë shumëë të rralla herët kur vipat i sheh të pagrimuar pasi edhe në jetën e përditshme ato nuk i ndahen make –upit madje shpesh edhe të rënduar. Natyraliteti tek vajzat, kryesisht ato të ekranit, është dicka e rrallë sot ndaj dhe Miriami me Alketën bënë mirë që e bënë pjesë të ironisë së tyre këtë fakt.