– Problemi qëndron tek disa elektriçista të cilët më kanë vënë gjoba për dritat marramendese që para dy vjetësh. Sa herë që vinin më vinin gjoba 1 milion lekë, dhe për çfarë, sepse më thonin si ke paguar dritat. Si ti paguaja unë, kur asnjëherë nuk shikonin sahatin, por i vinin shifrat sipas dëshirës së tyre. Tani gjoba ime është 6 milion lekë, që edhe sikur të isha milionere me një biznes nuk do më shkonin dritat kaq. Unë jam një grua e ve me tre fëmijë, dhe më kanë prerë dritat, e më thonë ose paguaj gjobën 6 milion lekë ose sdo kesh drita kurrë. Jam familje e thjeshtë, nuk po përmend emrat e dy elektriçistave, por më duket se ata i duan lekët për veten, se ska mundësi. Ju si do të vepronit në vëndin tim, do ti paguanit gjobat, apo duhet shkuar ankuar gjëkundi tjetër. Unë mezi siguroj buken e gojës, jo më të paguaj gjobën, por pata menduar me marr borxh, por përsëri më duket absurde gjoba që më kanë vënë.
Advertisement