Xhenifer Garner: Ajo ka një burrë seksi, tre fëmijë të mrekullueshëm dhe një karrierë të suksesshme. Një jetë shumë e përkryer për të qenë e vërtetë? Në të vërtetë, nëse shohim nga afër këmbët e Xheniferit, do të zbulojnë se aktorja ka një gisht të vogël këmbe që ua “ka hipur” gishtave të tjerë.
Lebron Xhejms: Të njëjtin problem, por edhe më të rënduar, ka edhe ylli i basketbollit amerikan.
Denzel Uashington: Aktori fitues i Oskarit ka pësuar një aksident gjatë një loje basketbolli, në fëmijëri, gjë që ka shkaktuar thyerjen e gishtit të tij të vogël. Kjo thyerje nuk është rregulluar si duhet dhe tani e ka gishtin e vogël të dorës së djathtë të shtrembëruar, me një kënd 45 gradë.
Keisha: Këngëtarja amerikane ka rrëfyer në gazetë se ka lindur me një shtesë të rrallë. “Unë kam pasur një bisht kur kam lindur, ai ishte i vogël, afro një centimetër, të cilin ma preu doktori, pra, ma vodhën bishtin tim. Kjo ka ndodhur kur kam qenë e vogël. Jam shumë e trishtuar për këtë histori”, ka rrëfyer ajo.
Mark Ualberg: Ish-modeli i të brendshmeve dhe sot, aktor, nuk ndjehet në turp për trupin e tij. Në fakt, ai ka atë që në mjekësi quhet politelia, të quajtur edhe si thithi i tretë. Ai ka thënë në revistën “Rolling Stone” se “E kam pranuar diçka të tillë. Kjo gjë është thesari im i çmuar”.
Karolina Kurkova: Edhe engjëjt e Victoria’s Secret kanë defekte! Modelja çeke nuk mund të fshehë që i mungon kërthiza, pasi shpesh fotografohet me të brendshme, por nganjëherë, i vjen në ndihmë Photoshop-i. “Ajo ka bërë një operacion kur ishte bebe”, ka thënë përfaqësuesja e saj në “Daily Nevvs”.
Metju Perri: Ouç! Aktori i “Friends” ka humbur majën e gishtit të mesit të dorës, për shkak të një aksidenti në çerdhe me derën e klasës.
Ashton Kuçer: Në një intervistë të vitit 2008, aktori ka pranuar se ka “gishta këmbe paksa të ngjitura” dhe bile ka hequr këpucën e çorapen për ta provuar këtë. Ndërkohë që intervistuesi është stepur i tmerruar, Kuçer ka bërë shaka: “Kur gjithçka tjetër duket mirë, duhet diçka anormale si kjo!”.
Daril Hana: E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Daril Hanën, së cilës i mungon maja e gishtit tregues, për shkak të një aksidenti me ashensorin e shkallëve të gjyshes së saj, në fëmijëri. Por humbja e një pjese të trupit e ka ndihmuar atë që të shohë më mirë se çfarë është e rëndësishme në jetë. “Kjo më ka ndihmuar të jem një përson më i mëshirshëm”, ka thënë ajo në “Daily Mail”.
Megan Foks: Gruaja më seksi e botës, sipas revistës “FHM”, ka një organ që nuk është kaq seksi sa pjesa tjetër e trupit të saj: Ajo ka një gisht të madh dore si çomangë! Në dhjetor 2012, ajo ka bërë shaka në lidhje me këtë, me intervistuesin Xhei Leno. Kur e pyetën se çfarë hante kur ishte shtatzënë, Foksi është përgjigjur “Kam pyetur time më dhe më ka thënë se hante çdo ditë peshk ton, kur ishte shtatzënë me mua”, tha ajo, duke iu referuar mërkurit helmues që mund të gjendet te toni. “Kam pyetur veten mos ka ndikuar kjo në formën e gishtit tim të madh”.
Andi Garsia: Është thënë se aktori hollivudian ka lindur me një binjak të pazhvilluar, në madhësinë e një topi tenisi, të ngjitur pas supit (të cilin ia kanë hequr me ndërhyrje kirurgjikale).
Lily Allen: Nëse ke tre thitha, ndjen më shumë kënaqësi? Këngëtarja angleze nuk ndjehet në turp për thithin e saj të tretë, bile e ka treguar atë edhe në televizionin hollandez, ku ka ngritur bluzën dhe ka treguar trupin e saj.