Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kartagjenasit e lashtë flijonin fëmijët e tyre

Po diskutohet përsëri çështja që ka të bëjë me një zakon të egër të kartagjenasve të lashtë: Ata i vrisnin fëmijët e tyre dhe i varrosnin së bashku më kafshët, në bazë të një rituali të caktuar. Shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim duke dëshifruar disa mbishkrime prej guri mbi varrezat e tyre dhe, për këtë zakon të lashtë barbar, kanë shkruar kohët e fundit revistat “The Guardian” dhe “Antiquity”.
Për fenomenin se kartagjenasit flijonin fëmijët e tyre kanë shkruar edhe disa autorë të lashtë grekë dhe romakë, por shumë dijetarë kanë menduar se ato shkrime kanë patur qëllime propagandistike dhe nuk i përgjigjeshin të vërtetës. Për një kohë të gjatë, çështja u mbyll e u la në heshtje, por diskutimet rifilluan me zbulimin e një nekropoli, ku janë gjetur dokumente autentike për ceremonitë e pagëzimit të fëmijëve dhe flijimit të tyre për nder të perëndive. Këtë e përforcojnë kockat që janë zbuluar në disa urna speciale dhe disa mbishrime në gurët e varreve. Në këto mbishkrime, kartagjenasit falënderonin perënditë e tyre që pranuan flijimin dhe dhuratat e ndryshme. Interesante është se varre të tilla janë zbuluar edhe në Siçili e Sardenjë, ku shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu dokumente të pakundërshtueshme. Një nga autorët e zbulimit, Zhozefina Kuin, pedagoge në Universitetin e Oksfordit mendon se dokumentet e gjetura në varret e lashta tregojnë se kartagjenasit e lashtë i flijonin fëmijët në shenjë mirënjohjeje ndaj perëndive të tyre. Sipas saj, fëmijët flijoheshin në çast, gjatë ceremonisë rituale, as para dhe as pas saj. Interesant është fakti se, së bashku me ata, flijoheshin edhe kafshë shtëpiake, me të njëjtat ndere, madje shpesh, kockat e tyre gjenden së bashku në të njëjtat urna. Kuini vë në dukje se flijimi i fëmijëve në Kartagjnë nuk ngjallte këto ndjenja që provojnë njerëzit sot, madje nuk është çudi që të ishte një akt që nderohej dhe respektohej jo vetëm nga ata që e kryenin, por nga të gjithë banorët e qytetit. Sipas saj, gjatë një viti, në një qytet prej afro 500 mijë banorësh, flijoheshin afro 25 fëmijë. Si zgjidheshin fëmijët dhe kush i flijonte ata (vetë prindërit, apo kishte ndonjë shërbim të veçantë), si dhe shumë aspekte të tjera nga jeta e kartagjenasve të lashtë, ende nuk janë të qarta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka lënë pasoja depresioni...

Next Post

Ka një gjendërr në prostatë

Advertisement