Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi i javës 3 nëntor-9 nëntor

Jeni Dashi, si Kristen Stjuart

Do të kaloni një javë të këndshme, falë Jupiterit dhe Uranit pozitiv. Ata do t’ju ndihmojnë të jeni të lumtur në dashuri. Duhet të jeni të disponueshëm për të bërë shëtitje të këndshme me partnerin/en. Nëse jeni beqar/e, ky është momenti për të dalë nga rutina dhe për të shkuar në vende të pazakonta. Ndërroni kafene apo restorant, futuni në internet dhe gjeni ndonjë shok/shoqe të gatshme për të dalë me të dhe për të kaluar një mbrëmje zbavitëse. Kështu, do të keni më shumë shanse për të takuar dikë. Një shok/shoqe ka nevojë për ndihmë dhe ju do t’i ndodheni pranë.

Jeni Demi, si Xhesika Alba
Afërdita vjen për t’u sjellë ngrohtësi dhe sensualitet çifteve afatgjata. Përfitoni për t’u afruar me partnerin/en. Një djalë/vajzë e vetmuar shfaqet në horizont me një konfuzion sentimental. Ju duhet të vlerësoni nëse jeni dakord për të luajtur rolin e psikologut. Do të jetë një javë e shkëlqyer pune dhe do të merreni vesh shumë mirë me shefin, kolegët, klientët. Humori juaj është ngjitës dhe nuk do të zemëroheni, edhe kur ndonjë problem i vogël do të paraqitet në rrugën tuaj.

Advertisement

Jeni Binjakët, si Zoe Saldana
Në dashuri, ju qëndroni në pozicion mbrojtës. Nëse jeni beqar/e, do t’ia bëni jetën të vështirë një djali/vajze, megjithëse ai/ajo ka profilin që juve ju pëlqen. Rezistoni, sepse kjo do të forcojë dëshirën e tij/saj për t’jua fituar zemrën. Profesionalisht, do të keni një marrëdhënie të privilegjuar me një grua, shef të ri, apo koleg. Do të bëni një shpenzim të rëndësishëm, të cilin e keni menduar mirë më parë…

Jeni Gaforrja, si Dajanë Kryger
Nëse keni dëshirë të ndërroni shtëpinë, kjo është java e duhur për të filluar kërkimet dhe për ta gjetur atë. Një diskutim me prindërit do t’ju lejojë të sqaroni disa gjëra; ju jeni i rritur dhe i pavarur, megjithëse ata kujtojnë se ju jeni ende 5 vjeç. Një takim i bukur që premton për beqarët, ndërsa për të tjerët një afrim dhe projekte të përbashkëta. Kjo ju kënaq dhe qetëson disa ankthe që kishit për të ardhmen.

Jeni Luani, si Xhenifer Lorens
Jupiteri ju bën optimistë dhe të lumtur, gati për të festuar, ndërsa Marsi do t’ju zbresë me këmbë në tokë. Zbavituni pas pune, por jo gjatë saj. Mërkuri do të përshpejtojë ritmin e jetës suaj të përditshme në punë, do t’ju grumbullohen të gjitha punët dhe do t’ju duhet të bëni gjithçka urgjentisht. Ndjeheni nën presion dhe për këtë arsye, do të filloni të ankoheni lart e poshtë. Kjo mund të ndikojë negativisht edhe te humori i njerëzve që keni pranë. Disa prej jush, do të programojnë një udhëtim të shkurtër.

Jeni Virgjëresha, si Blejk Lajvli
Një problem i vogël shëndetësor do të kalojë shpejt, por mos e zgjasni shumë, shkoni shpejt të vizitoheni, megjithëse ju pëlqejnë kurat natyrale. Një trajtim i duhur do të veprojë më shpejt, pasi është diçka që nuk shërohet vetë. Nëse jeni beqar/e, do të takoni një person me karakter jo shumë të lehtë, por kjo do t’ju tërheqë. Është një sfidë e vogël që do t’ju ngacmojë, megjithëse jeni të rezervuar në planin afektiv, sepse ju jeni nga ata që rrezikojnë. Në çift, atmosfera do të jetë herë e ngrohtë, herë e ftohtë, shumë afër dhe shumë larg, ndaj mundohuni të gjeni distancën e duhur.

Jeni Peshorja, si Kamila Bel
Mërkuri në shenjën e Peshores krijon një moment të përshtatshëm për t’u marrë me biznes. Ju do t’i kërkoni shefit një rritje në karrierë, ose në shpërblim dhe do të përdorni argumente të forta për këtë. Në dashuri, do të flisni për të ardhmen e projektet e përbashkëta, sepse doni të ecni përpara në lidhje. Nëse jeni vetëm, dikush që është inteligjent ju tërheq shumë, por dini t’i kapërceni të gjitha kurthet që ju ngre, sepse edhe ju jeni inteligjentë. Rezistenca ju zbavit dhe nëse kjo nuk funksionon, nuk do të shembet dynjaja!

Jeni Akrepi, si Ema Stone
Afërdita ka hyrë në shenjën tuaj, kështu që prisni net të nxehta dhe komplimente për të qenit shumë seksi. Nëse jeni vetëm, do të keni shumë pretendentë rreth e rrotull dhe nuk do të dini kujt t’i vini gishtin. Nëse jeni në çift, do të keni shumë pasion. Partneri/juaj, më në fund do ta shohë se sa vleni dhe rëndësinë që keni për të. Do të luani pak rolin e joshësit/es, pse jo, përderisa Afërdita ju ndihmon? Në punë, jeni shumë i përqendruar, do të jepni gjithçka në të. Ju apasionon edhe një temë aktuale, për të cilën flisni vazhdimisht.

Jeni Shigjetari, si Tejlor Suift
Do të ndiqni një ritëm të ri, do të rimerrni në dorë kontrollin e jetës dhe do të merreni me rregullime, përditësime të bllokut tuaj të adresave, do të pastroni kompjuterin, do të bëni llogari, gjëra që i urreni zakonisht. Mbase do të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër, ose do të bëni plane për të bërë një të tillë. Do të blini gjëra për vete dhe për të tjerët. Megjithatë, mos bëni dhurata tani, prisni fundin e vitit që nuk është kaq larg.

Jeni Bricjapi, si Kejt Midëlltoni
Marsi ka hyrë në shenjën tuaj, kjo ju jep dëshira të reja dhe ju nxit të punoni më shumë, por ju bën edhe më të irrituar dhe të padurueshëm (një semafor i kuq që mezi hapet, partneri/ja që nuk ju marrin në telefon, etj). Kështu pra, bëni sport, ose joga për të shkarkuar energjitë e tepërta që ju pengojnë të flisni si duhet. Në punë, do të punoni me ritme të përshpejtuara dhe të tjerët do ta kenë të vështirë të ndjekin ritmin tuaj. Do të bëni një bisedë serioze me partnerin/en, për t’i vënë pikat mbi i.

Jeni Ujori, si Kerri Uashinton
Nga ana profesionale, gjithçka shkon mirë, jeni shumë të kënaqur me mjedisin rrethues, rezultatet, marrëdhëniet personale me kolegët. Gjithçka shkon ashtu siç dëshironi dhe kjo ju sjell njëfarë paqeje. Një ish kërkon t’ju rikontaktojë, por ju jeni dyshues, bile i/e sigurtë se kjo nuk do të funksionojë. Dëgjoni instiktin tuaj, por edhe këshillat e miqve që ju njohin dhe ju mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar. Jeta e çifteve do të jetë e qetë dhe pa probleme.

Jeni Peshqit, si Xhesika Biel
Afërdita ju sjell një harmoni të mirë dashurore, ndiheni më afër partnerit/es tuaj se zakonisht, jeni tolerant/e e me humor të mirë dhe i fusni kritikat e sarkazmat e zakonshme në sirtar! Sigurisht, kjo krijon një atmosferë të mirë në çift. Një shok apo shoqe ju inkurajon të dilni më shumë nëse jeni beqar/e, bile ofrohet që t’ju shoqërojë. Mos e refuzoni një ofertë të tillë; është momenti i duhur për të kërkuar dhe gjetur dashurinë. Keni disa probleme të vogla me këmbët dhe duhet të bëni më shumë fizkulturë që t’i keni në formë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SABRINA FERILI MBERRITI TIRANE

Next Post

Mashtroja për para dhe seks...

Advertisement