Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
PESHQIT
1. Është shumë i ndjeshëm, preket shpejt dhe në përgjithësi, është shenja më emocionale e zodiakut.
2. Është shumë i shoqërueshëm dhe i pëlqen të kujdeset për njerëzit që do.
3. Është i ndrojtur dhe i turpshëm, cilësi që i japin sharm dhe ëmbëlsi.
4. Jepet me mish e me shpirt në dashuri, pa kufij dhe limite.
5. Është ëndërrimtar dhe shumë romantik.
6. Është krijues dhe ka fantazi.
7. Është i dhembshur dhe do t’i shohë gjithmonë të lumtur njerëzit që ka përkrah
8. Përshtatet lehtësisht me kushtet e reja.
9. Në dashuri, është shumë i ëmbël dhe i dashur.
10. Është njeri me dinjitet dhe sedër.