Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të kemi një sy të tretë?

Si shikojnë qeniet e gjalla? A duhet vetëm syri, apo edhe truri për të parë? Si lidhen ata? Shkencëtarët amerikanë kanë filluar t’i vënë në dyshim edhe këto pyetje, përgjigjet e të cilave deri tani i quanim të sigurta. Ata shpenzuan një vit të tërë me një eksperiment të çuditshëm: Morën embrione të bretkosave, u prenë atyre pjesën e syve dhe ato i ngjitën sipër bishtit. Rezultati ishte surprizues: Bretkosat e rritura shikonin nga ai sy! Ky eksperiment hidhte poshtë teorinë se sytë duhet të ishin lidhur patjetër me trurin me anë të nervave të drejtpërdrejta, gjë që besohej prej shekujsh. Ky eksperiment, por edhe të tjerë të këtij lloji, i bindën shkencëtarët që sytë lidhen me trurin, jo vetëm direkt, me anën e sistemit nervor, por në mënyra të ndryshme, të pastudiuara hollësisht deri tani. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me sytë, por edhe me organe të tjera të njeriut. Studimet e fundit kanë treguar se edhe vetë truri është shumë i ndryshueshëm. Kështu, për shembull, nëse një pjesë e trurit dëmtohet, një pjesë tjetër e tij, merr funksionet e pjesës së dëmtuar… Këto zbulime, nëse vërtetohen plotësisht edhe te njerëzit, hapin një fushë të gjerë në mjekësi për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, apo në rastet e dëmtimeve. Kështu, për shembull, deri tani është menduar se vetëm nervat optike mund të transmetojnë informacione vizuale dhe, në rast se ato dëmtohen, humbet dhe shikimi. Ndofta në të ardhmen, këtë punë mund ta bëjnë edhe nervat e shtyllës kurrizore. Atëhere ndofta do të kemi edhe një sy të tretë nga mbrapa…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Sipas jush, a duhet të shkojë Edi Rama në takimin me Serbinë? Arturi.

Next Post

Pyetje-pergjigje

Advertisement