Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anjeza Shahini: Suksesi është në vendin tim!

Anjeza Shahini është nga ato artiste të cilat nuk dalin çdo ditë me projekte të reja, ama kur realizon një të tillë, bën BOOM. Projekti më i fundit i saj është “Magnet”, i cili vjen mjaft ndryshe nga ç`jemi mësuar ta shohim ne Anjezën. Sigurisht, nuk kishim si ta shikonim më parë, sepse ajo vjen në tokë si jashtëtokësore. Edhe vetë ajo e pranon: “Disa nuk po ambientohen dot me Anjezën jashtëtokësore, por jam e sigurtë që nuk do të zgjasë shumë”.
Anjezës nuk i pëlqen shumë të flasë për jetën e saj private, ndaj edhe as për lidhjen e saj me anglezin Pol, por për diçka mund ta pyesim, apo jo?! Tashmë, pas shijimit të suksesit të klipit, ajo është kthyer në Angli, por pohon se ka edhe projekte të tjera…
Enkeleda Kurcani: – Klipi yt më i fundit, “Magnet”, më ngjan me një film me metrazh të shkurtër. Cilët janë emrat që krenohen me këtë klip?
Anjeza Shahini: – Është punuar në grup dhe unë mendoj se të gjithë duhet të ndihemi krenarë apo të përgjegjshëm për rezultatin e këtij projekti. Së pari, iniciatorët e këtij projekti që janë pjesë e Rezidencës Magnet Libeskind, ku edhe është xhiruar. Më tej, krijuesit e këngës; Mario Deda për produksionin muzikor, Big Basta për tekstin, Entermedia për videoklipin, balerinët dhe koreografi Majlajdo Gala për punën e tyre të palodhshme. Stilistja Lia Stublla dhe makeup artist Besa Islami… Pra, janë shumë bashkëpunëtorë. Asgjë nuk mund të realizohej si duhet pa profesionalizmin e secilit dhe i falënderoj me gjithë zemër për orët që më kanë dedikuar.
– Përse “Magnet”? Çfarë ke dashur “të tërheqësh” me këtë këngë?
– Forca magnetike tërheq, nuk selekton se çfarë dhe kë. Ndryshe nga herë të tjera, kjo këngë ka nisur si një projekt në bashkëpunim me Rezidencën Magnet Libeskind. Pikë referimi për krijimtarinë e gjithçkaje u bë titulli “Magnet”, lidhur gjithmonë me projektin e një ndërtimi arkitekturor që të jep përshtypjen e një objekti jashtëtokësor në mes të Tiranës. Duke pasur parasysh prejardhjen dhe projektet e famshme për të cilat arkitekti Daniel Libeskind njihet në të gjithë botën, përputhur me artin që disa artistë përpiqen të sjellin në mes të Tiranës kaotike, mendoj që skenari futurist përshtatej më së miri.
– Edhe pamja jote vjen pak e metaltë, e akullt, e ftohtë…
– Po, po, pak a shumë, si një alien.
– Mendon se do të ngjisë ky magnet te shqiptarët?
– Unë mendoj që ngjiti menjëherë dhe në fakt, është bërë për shqiptarët!
– Cilat kanë qenë komentet e para që ke marrë për këngën?
– Urime nga të dashurit e mi, komplimente nga fansat… Disa nuk po ambientohen dot me Anjezën jashtëtokësore, por jam e sigurtë që nuk do te zgjasë shumë, derisa të tërhiqen edhe ata nga “Magnet”…
– A është ky klip në njëfarë mënyre edhe një “shuplakë” për të gjithë ata që publikojnë klipe 3 herë në ditë?
– Asnjëherë nuk kam dashur të bëj moralisten, unë flas me muzikën, me interpretimin tim. Nëse kjo është një shuplakë apo përkëdhelje, nuk është në qëllimin tim. Qëllimi im është të realizoj më së miri vetveten përballë publikut.
– Është lajm i vërtetë ai i emërimit tënd si specialiste në Drejtorinë e Librit në Ministrinë e Kulturës?
– Jo, nuk kam qenë emëruar si specialiste në Drejtorinë e Librit, por në Drejtorinë e Artit. Për shkak të udhëtimeve të mia të shpeshta, nuk munda ta ushtroja rregullisht, por ishte një eksperiencë e shkurtër, nga e cila përfitova diçka më shumë.
– Ama, ty vetë, të tërhoqën me magnet që nga Britania?
– Plus minus kemi tërhequr njëri-tjetrin në vendet tona.
– Ke shijuar ndopak humor anglez këto kohë?
– Në fakt, në Angli, kanë filluar të shijojnë pak humor shqiptar. (Qesh)
– Kur do ta shohim Anjezën në faqet e para të gazetave, veshur me fustan të bardhë?
– Kur ta shoh edhe unë…
– Ndërkohë, për pushimet e verës, ku zgjodhe të relaksoheshe?
– Nuk kam patur kohë të mjaftueshme për t`u relaksuar gjatë verës në fakt, por po planifikoj të relaksohem së shpejti. Pushime të vonuara, por për të cilat ia vlen të presësh.
– Sukseset e klipit po i shijon në Shqipëri apo jashtë saj?
– E shijova suksesin menjëherë sapo mbaruam projektin, ashtu si dëshironim. Tashmë i mbetet publikut ta shijojë; unë duhet të vazhdoj me projekte të reja. Nuk ka rëndësi se ku ndodhem fizikisht, suksesi apo mossuksesi im është i lidhur gjithmonë me vendin tim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të reja, në fushën e teknologjisë: Tabletat e reja Kindle Fire HDX, Fire HD.

Next Post

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” , libri i ri i shkrimtares Mira Meksi

Advertisement