Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E dhunon dhe e kërcënon i shoqi…

Kam një pyetje për ju, i nderuar avokat. Kam një të njohurën time e cila ka probleme me burrin e saj. Është e martuar prej pesë vitesh, por gjithçka është drejt fundit, vetëm se ajo ka frikë të largohet. Ai e dhunon vazhdimisht dhe, nga ana tjetër, i sjell edhe dashnoret në shtëpi. Ajo ka një vajzë të vogël dhe ai e kërcënon duke i thënë që nëse largohet, do t’ia marrë vajzën 1 vjeçare përgjithmonë. Unë i kam thënë “të marr në shtëpinë time”, sepse vërtet e kam shumë për zemër. Jam rritur me të dhe do të isha gati të bëja gjithçka, vetëm që të shpëtonte nga ai monstër. Cila është rruga ligjore që duhet të ndjekë ajo që të largohet nga i shoqi? Ai punon rregullisht, ndaj edhe e kërcënon duke i thënë që “vajza më takon mua”. Ndërkohë, ajo ka fakte që i shoqi e dhunon, sepse i ka bërë fotografi vetes, por ai e kërcënon se nëse e denoncon ose hap gjyq do ta shkatërrojë si njeri dhe vajzën s’ka për ta marrë kurrë sepse ka lidhje të fuqishme ligjore. Cila është rruga, çfarë thotë ligji për këtë gjë? A mund të merret në mbrojtje?

Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: Përshëndetje e nderuar zonjë! Ju falënderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni avokati përgjigjet”! Lidhur me problemin e mikeshës tuaj, ju këshilloj që ta qetësoni dhe të shkëputet sa më parë nga bashkëshorti, pasi ai e dhunon në mënyrë sistematike. Nëse shikon se jeta e saj mund të jetë në rrezik nga dhuna që ai po kryen, duhet t’i drejtohet komisariatit të policisë ku ajo banon dhe të bëjë kallëzim lidhur me ushtrimin e dhunës. Me këtë problem merret policia dhe prokuroria, pasi kjo është vepër penale.

– Nëse ajo shikon që nuk ka asnjë mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet midis tyre dhe për t’i normalizuar ato, atëhere duhet t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijës për rritje dhe edukim nënës, detyrimin e bashkëshortit për të paguar detyrimin ushqimor për fëmijën. Nëse jeni në Tiranë, këtë shërbim mund ta kryejë edhe Studio Ligjore “Duraj”. Pasi të hartojmë kërkesë-padinë, ne e depozitojmë atë në gjykatë dhe disa ditë më vonë do të dalë data e gjyqit e gjyqtari që do ta gjykojë. Në seancën e parë, e cila është seancë pajtimi, gjyqtari do t’ju pyesë veçmas lidhur me zgjidhjen e martesës. Më vonë cakton një psikolog, i cili do t’ju marrë më vete të dy prindërit dhe përgatit një raport për fëmijën. Nga praktika, për fëmijët e kësaj moshe, psikologu i sugjeron gjykatës të qëndrojnë me nënën pasi janë në një moshë tepër delikate. Psikologu raportin e tij e depoziton te gjyqtari i cili shqyrton këtë çështje dhe i përgjigjet pyetjeve që mund të ketë gjykata dhe palët.

Advertisement

– Bazuar në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë dhe në praktikën gjyqësore, në këto raste, gjykata vendos zgjidhjen e martesës dhe lënien e fëmijës për rritje dhe edukim nënës, si dhe detyrimin e bashkëshortit për të paguar detyrimin ushqimor. Pagesa e detyrimit ushqimor përcaktohet duke parë të ardhurat e bashkëshortit dhe të ardhurat e nënës. Për ish-bashkëshortin, caktohen ditë të caktuara kur duhet ta takojë fëmijën.

– Përfundimisht, unë ju sugjeroj të ndiqni rrugën civile duke iu drejtuar gjykatës me kërkesë padi, siç jua analizova më sipër, pasi rruga e kallëzimit penal nuk mendoj se është e duhura. Kjo, pasi ju keni të gjithë të drejtën që ju jep ligji dhe praktika gjyqësore, për ta fituar këtë gjyq. Fjalët që ai thotë mos i merrni për bazë pasi janë vetëm presione, në mënyrë që t’ju trembë për të mos kërkuar divorcin. Pasi vendimi i zgjidhjes së martesës te ketë marrë formë të prerë, ju duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë padi për të kërkuar pjesëtimin e pasurisë nëse bashkëshorti ka vënë pasuri monetare ose prona të paluajtshme pas martesës ligjore me mikeshën tuaj. Jeni të mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” për të kryer të gjitha procedurat e mësipërme ligjore dhe për t’ju përfaqësuar në mënyrë profesionale në gjykatë. Gjithë të mirat nga unë, Av. Drn. Alban Duraj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A shkakton dhimbje muskujsh mungesa e kolagjenit?

Next Post

Si më llogaritet pensioni dhe a duhet të vij në Shqipëri?

Advertisement