Brazilianja shqiptare, kështu do ta quajmë Andresën sepse u bë kohë që tashmë ajo jeton në Shqipëri dhe është bërë më shqiptare se vetë shqiptarët duke gjykuar nga lirshmëria dhe ciltërsia me të cilën sillet në ekran por edhe në jetën e përditshme. Vajza cokollatë prej kohësh tashmë është bërë pjesë e emisionit “E Diela Shqitare” krah Ardit Gjebreas ku edhe është shfaqur e mërzitur të dielën që kaloi. Sepse ajo vajza e qeshur dhe e dashur që shihni nga ekrani, kishte humbur papagallin e saj Mero të cilin e kishte prej një viti e 6 muajsh.” Një pjesë e zemrës time ka fluturuar tutje” shkruante ajo në faqen e saj në Facebook. Gjatë kësaj kohe ajo por dhe miqtë e saj ishin vënë në lëvizje për ta kërkuar duke publikuar të dhënat e papagallit, emrin me të cilin përgjigjej, si dhe një numër telefoni ku mund të lajmëronin për cdo rast. Por pas ditësh heshtjeje, ja që vetëm para pak ditësh, një djalë me emrin Klint Mane kishte shkruar se e kishte gjetur papagallin e Andresës dhe madje i kishte blerë edhe kafaz. Ai e njoftoi Andresën dhe kjo e fundit vajti e mori menjëherë mikun e saj të vogël i cili që kur i kishte fluturuar mbi shpatulla herën e fundit, nuk ishte kthyer më. Andresa kishte premtuar edhe një shpërblim për atë që e gjente dhe në këtë rast, djali do t’i gëzohet njëherazi ndienjës se ka bërë gjënë e duhur si dhe një shpërblimi, por me siguri asgjë nuk ka të krahasuar me mirënjohjen dhe gëzimin në sytë e Andrësës.