Pas gati dy vjet shkëputjeje, rikthimin e tij në muzikë, Ledri Vula vendosi ta bënte me këngën “100 probleme” dhe me një histori të re dashurie, atë me modelen Angela Martini. Flitej lart e poshtë që ata po e shijonin shumë lidhjen e tyre dhe se ishin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe kjo u tregua më së miri edhe në klipin “100 probleme” ku aktorët kryesorë në klip ishin pikërisht ata të dy. Megjithatë, e gjithë kjo “magji” mes tyre u zbeh në shumë pak kohë pasi ishin ata vetë që deklaruan se nuk kishte më asgjë mes tyre. Por ja që duket se cifti Ledri dhe Angela janë pajtuar sërish duke qenë se i kanë bërë sërish folloë njëri-tjetrit në instagram. Madje nuk janë mjaftuar vetëm me kaq, pasi i kanë pëlqyer edhe fotot e postuara të njëri-tjetrit. Të jetë në shenjë miqësie?! Vështirë ta besojmë aty ku bëhen bashkë një modele si Angela dhe një këngëtar si Ledri.
Advertisement