– Përshëndetje zoti avokat! Unë që po ju shkruaj jam Ramadani nga Gjakova, i fejuar me një vajzë nga Tirana. Së bashku kemi vendosur ta ndërtojmë jetën në Tiranë dhe dua të di se çfarë dokumentacioni duhet të plotësoj për të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri.
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – I nderuar Ramadan, dokumentet e nevojshme për të marrë lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë janë:
– Kërkesa për lejeqëndrimi ose për ripërtëritjen e saj depozitohet në sektorët ose zyrat e migracionit, pranë drejtorive rajonale për kufirin dhe migracionin, në territorin ku i huaji ka vendbanimin në çastin e aplikimit. I huaji me qëndrim të ligjshëm në Shqipëri, paraqitet personalisht për aplikimin për lejeqëndrimi. Procedurat e pranimit, të miratimit apo refuzimit, si dhe të shpërndarjes së lejeve të qëndrimit, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Brendshëm.
- Për marrjen e lejeqëndrimit, në kuadër të veprimtarive ekonomike, profesionale, tregtare dhe të punësimit, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente bazë:
a.) Formularin tip nr. 8, të plotësuar.
b.) Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja, mbahet në fashikull.
c.) Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, lëshuar 6-mujorin e fundit, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti, bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.
ç.) Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës.
d.) Certifikatat personale dhe/ose familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.
dh.) Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.
e.) Deklaratën nga pritësi ose punëdhënësi, për motivin e qëndrimit.
ë) Fotokopjen e lejes së punës ose fotokopjen e licencës së ushtrimit të veprimtarisë përkatëse.
f.) Certifikatën shëndetësore (për shtetas që vijnë nga vende të prekura nga epidemi), sipas përcaktimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
g.) Mandatin e pagesës për lejeqëndrimin.
- Për marrjen e lejeqëndrimit për bashkim familjar të një të huaji me një të huaj tjetër me qëndrim të rregullt në Shqipëri, i pari duhet të depozitojë këto dokumente:
a.) Formularin tip nr. 8, të plotësuar.
b.) Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja, mbahet në fashikull.
c.) Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti, bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.
ç.) Fotokopjen e lejes së qëndrimit të bashkëshortit/es, ose partnerit/es civile.
d.) Certifikatat personale dhe familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.
dh.) Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.
e.) Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës. Banesa duhet të jetë në sipërfaqe të mjaftueshme, për të siguruar një jetesë normale për numrin e personave pas bashkimit.
ë.) Fotokopjen e dokumentit të kontributeve të sigurimeve shëndetësore (për shtetasin e huaj me qëndrim në Shqipëri).
f.) Kërkesën e bashkëshortit/es ose partnerit/es civil pritës.
- g) Deklaratën noteriale të partnerëve civilë. Shtojmë këtu se Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në këtë fushë dhe, nëse keni dëshirë, mund të kontakoni me ne!