Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cilat gra mund të sëmuren nga Endometrioza?

Endometrioza prek një në 10 gra. Kjo është një patologji jo shumë e njohur nga njerëzit, por që sjell nganjëherë pasoja të rënda, si mungesa e pjellorisë, dhimbje dhe probleme me urinimin. 70% e pacienteve të prekura nga endometrioza, ankohen se kanë dhimbje të vazhdueshme, ndërsa 20% ankohen se kanë probleme me lëvizjen. Kjo është një sëmundje beninje, por nëse zbulohet shumë vonë, mund të sjellë pasoja të rënda në pjellorinë e gruas…

– Çfarë e shkakton endometriozën?
– Një prani anormale e mukozës së mitrës jashtë saj! Normalisht, nën veprimin e hormoneve, mukoza e mitrës, që e vesh atë nga brenda, përgatitet çdo muaj për të pritur një vezë të fekonduar nga një spermatozoid. Nëse kjo nuk bëhet, mukoza shkëputet nga paretet e mitrës dhe del jashtë, në formën e menstruacioneve. Endometrioza formon pllakëza ose nodule (kiste), të cilat, nën ndikimin e estrogjeneve, fryhen si mukoza e mitrës, në momentin e menstruacioneve. Ato janë të enjtura dhe hemorragjike, duke shkaktuar dhimbje. Endometrioza mund të vendoset në vaginë, në paretet rekto-vaginale, mes vaginës dhe rektumit (zorrës së trashë), mbi vezore, në bark, në peritonit, zorrë, në fshikëz apo rrugët urinare, ose në paretet e vetë mitrës, në muskulin e saj.
– Cila është shenja e parë e endometriozës?
– Shenja e parë është dhimbja që mund të fillojë në pjesën e poshtme të barkut, por mund të jetë edhe në pjesën e sipërme. Ajo shfaqet rreth periudhës së menstruacioneve (disa ditë para, gjatë dhe në ditët pas tyre) dhe shoqërohet me menstruacione pak a shumë të bollshme (flasim atëhere për dismenorre). Edhe marrëdhëniet seksuale mund të shoqërohen me dhimbje. Në këtë rast, kemi të bëjmë me dispareuninë. Endometrioza mund të zbulohet edhe kur bëhen analizat për sterilitetin. Gjatë shtatzanisë, zhduken dhimbjet e endometriozës, sepse nuk ka më cikle dhe menstruacione.
– Si zbulohet ajo nga mjeku?
– Në rastin e dismenorresë, ose marrëdhënieve seksuale me dhimbje, mjeku bën një analizë gjinekologjike (nëse është e mundur, në momentin e menstruacioneve) dhe gjatë prekjes vaginale, mund të vërë re një ose disa nodule të dhimbshme në paretin e pasmë të vaginës, vezore me dhimbje, ose me vëllim të shtuar, mitrën e vendosur keq, etj. Analiza gjinekologjike mund të plotësohet nga një ekografi e pelvisit, ose/dhe endovaginale, për të kërkuar imazhet e noduleve të endometriozës jashtë mitrës. Nganjëherë, duhet bërë histerosalpingografia, domethënë, një radiografi e mitrës pasi është injektuar aty një produkt opak, me qëllim që të shihet kaviteti i mitrës dhe tubat. Mund të dyshohet për kistet e endometriozës në paretin muskular të mitrës dhe të shihet përshkueshmëria e tubave. Në fakt, një nodul i endometriozës mund të bllokojë dritën e një tubi dhe të japë shpjegimin e një steriliteti të mundshëm. Nganjëherë duhet bërë edhe një urografi intravenoze për të parë rrugët urinare, nëse dyshohet për praninë e endometriozës në to. Edhe rezonanca magnetike është një analizë shumë e mirë.
– Si trajtohet një endometriozë?
– Mund të jepet një trajtim hormonal, me pilula. Ajo, duke bllokuar ovulimin, do të bllokojë edhe menstruacionet, pllakat e endometriozës nuk do të zhvillohen, nuk do të nxjerrin gjak dhe dhimbjet do të zhduken. Gratë që paraqesin endometriozë, mund ta ndjekin këtë trajtim për sa kohë nuk duan fëmijë, edhe për vite të tëra.
– Po nëse endometrioza është shumë e përhapur?
– Nganjëherë, për trajtimin e endometriozës nevojitet ndërhyrja kirurgjikale. Tashmë, përdoret gjerësisht celioskopia, e cila bën të mundur jo vetëm diagnostikimin e endometriozës e bërjen e bilancit të plotë të dëmtimeve, por gjithashtu edhe heqja e tyre. Kirurgu fut një kamera të vogël në barkun e pacientes (nëpërmjet kërthizës) dhe vështron gjithë barkun e legenin, në kërkim të pllakëzave apo kisteve të endometriozës. Ai mund t’i shkatërrojë pllakëzat me lazer ose me elektrokoagulim. Vështirësia është të heqësh gjithë qelizat e endometriozës, për të pakësuar shanset e ripërsëritjes, por duhen ruajtur edhe sa më shumë vezoret, mitra, etj. Nganjëherë, endometrioza është kaq e përhapur sa është e nevojshme heqja e mitrës, por kjo u bëhet, nëse është e mundur, grave që nuk duan më fëmijë.

Të reja
Pjelloria varet nga shëndeti i dhëmbëve
Nëse doni të bëni fëmijë, nuk duhet të lini pas dore shëndetin e dhëmbëve tuaj. Sado e çuditshme të duket, ky është një nga faktorët që ndikojnë në pjellori. Lexoni më poshtë përsenë.

Advertisement

1. Xhenxhiviti (sëmundja e mishrave të dhëmbëve) mund të vonojë mbetjen shtatzënë.
Mesatarisht, një gruaje i duhen 5 muaj për të mbetur shtatzënë, nga momenti që fillon përpjekjet për të bërë fëmijë. Megjithatë, gratë që vuajnë prej vitesh nga mishrat e dhëmbëve, të cilat i kanë të enjtura dhe të inflamuara, mund të zgjasë deri në 7 muaj. Studiues suedezë mendojnë se inflamacioni i gojës mund të shkaktojë një reaksion zinxhir që përkeqëson gjithë shëndetin, përfshi edhe atë riprodhues.
2. Solucioni për shpëlarjen
Mbase solucioni që përdorni për shpëlarjen e gojës, bëhet pengesë që të mbeteni shtatzënë. Herës tjetër, kur ta përdorni, kontrolloni etiketën e tij nëse përmban “triclosan”, që përdoret shpesh si një përbërës antibakterial. Sipas studimeve që janë bërë te kafshët, ky përbërës kimik mund të ndikojë në nivelin e prodhimit të hormoneve, përfshi këtu edhe të estrogjeneve dhe testosteronit.
3. Për burrat
Shëndeti i dhëmbëve nuk ndikon vetëm te pjelloria e grave, por edhe e burrave. Në një studim të bërë në vitin 2010, studiues izraelitë studiuan 75 burra të moshës 23-52 vjeç. Ata vunë re se cilësia e spermës të burrat që vuanin nga mishrat e dhëmbëve dhe parodontiti (sëmundja e mishrave të dhëmbëve, që rrethojnë dhe mbajnë dhëmbët) ishte më e keqe dhe numri i spermatozoidëve, 68% më i paktë.
4. Mbushja me amalgamë (metalike)
Gjithashtu, kanë lindur shqetësime në lidhje me ndikimin e mërkurit në pjellori. Ka gra që pyesin se sa të sigurta janë mbushjet e dhëmbëve me amalgamë, pasi ajo ka në përbërjen e saj disa metale të rënda. Sipas Shoqatës Amerikane të Dentistëve (SHAD), kjo lloj mbushjeje nuk ndikon në pjellori. Në një konferencë të fundit të SHAD, në lidhje me sigurinë e mbushjeve metalike prej argjendi, u tha se “nuk u gjet asnjë ndryshim në pjellori dhe në realizimin e një shtatzanie te gratë që kishin këto lloj mbushjeje, në krahasim me të tjerat”.
5. Kujdesuni për dhëmbët
Ka kaluar kohë që prej vizitës së fundit te dentisti? Është e rëndësishme të bëni vizita të rregullta tani, për të parandaluar ndonjë problem të mundshëm, sesa t’i lini problemet për më vonë, kur të jeni shtatzënë. Me fjalë të tjera, lajini dhëmbët të paktën dy herë në ditë dhe mos harroni të përdorni fillin interdentar.

Viagra, kundër dhimbjeve të menstruacioneve?
Disa studiues janë munduar të gjejnë trajtimet e mundshme për të luftuar kundër dismenorresë, dhimbjeve të barkut të lidhura me menstruacionet. Ndërmjet zgjidhjeve që kanë propozuar, ka dalë edhe një e çuditshme. Bëhet fjalë për viagrën, e cila përdoret për problemet e impotencës te burrat. Pilula e famshme blu, pra, mund të bëhet shoqëruesja më e mirë e grave, kur dihet se një në dy gra vuan nga dhimbjet e menstruacioneve. Studiues të qendrës së mjekësisë së riprodhimit të Zagrebit në Kroaci dhe kolegjit Penn State University në SHBA, kanë vendosur të testojnë efektin e viagrës në dhimbjet e menstruacioneve. Një nga aftësitë kryesore të ilaçit është zgjerimi i enëve të gjakut; për këtë arsye mendohet se do të ndikojë direkt në një nga shkaqet e dismenorresë: Kontraktimi i enëve të gjakut nën efektin e prodhimit me tepricë të prostaglandinës, në momentin e menstruacioneve. Shkencëtarët kanë vërë re efektin pozitiv të një tablete 100 mg të viagrës (në krahasim me placebon) te një grup prej 25 grash të moshës 18-35 vjeç, që kanë konstatuar një ulje të vërtetë të dhimbjeve të menstruacioneve brenda 1 ore ose 4 orë pas marrjes së ilaçit dhe këtë, pa shkaktuar shtim të sasisë së menstruacioneve. Vetëm një detaj i vogël, me qëllim evitimin e efekteve dytësore të viagrës (sidomos dhimbjes së kokës), gratë në fjalë e kanë vënë ilaçin në vaginë në vend që ta merrnin nga goja. Megjithatë, për shkak të numrit të vogël të grave të marra në studim, kërkimet duhen zgjeruar në një masë më të madhe njerëzish, në mënyrë që përfundimet të jenë më të përgjithësuara.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç'KA BERE SOT POLICIA?

Next Post

Kushërirat më imponuan të bëja seks me to, tani nuk di si të dal nga kjo histori?

Advertisement