Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë ka në kërthizën tënde?

BacteriaGjithçka filloi para dy vjetësh, kur një student i Universitetit të Karolinës së Veriut, për kuriozitet, i kërkoi shokut të tij të shikonte në mikroskop se ç‘mikrobe kishte në kërthizën e tij. Dihet se kërthiza është një nga vendet që lahet më pak dhe që supozohet pra që të ketë një mjedis mikrobial të paprekur. Rezultati ishte i papritur: Në kërthizë ata gjetën mijëra e mijëra mikrobe, shumë nga të cilat, madje, të pazbuluara më parë.
Kjo gjë i shtyu shkencëtarët e atij universiteti të ngrinin një grup studimi prej 60 vetësh të cilët analizuan kërthizat e qindra njerëzve. Ky projekt u quajt “Biodiversiteti i kërthizës”. Duke analizuar kërthizat, ata zbuluan në to 2368 lloje bakteriesh nga të cilat, 1458 ishin të panjohura.
Disa kërthiza kishin vetëm mijëra lloj bakteriesh në kërthizat e tyre, disa të tjerë vetëm qindra dhe disa më pak, deri në 107 lloje. Studimi nxori edhe përfundime të çuditshme. Kështu, për shembull, në kërthizën e një shkrimtari, u gjet një bakterie që është hasur më parë vetëm në tokën japoneze, ku shkrimtari në fjalë nuk kishte shkuar asnjëherë. Ose, te një njeri, që nuk ishte larë për disa vjet, u gjet një bakterie që normalisht jeton nëpër borën e maleve të larta ose në burime nënujore. Megjithëse subjektet e analizuara nuk njiheshin me njëri-tjetrin, tetë lloje bakteriesh u gjetën në më shumë se 70% të njerëzve.
Studimi dhe përcaktimi i llojeve të bakterieve që jetojnë në trupin tonë është hapi i parë. Më pas, shkencëtarët do të studiojnë shkakun se përse këto bakterie janë aty. Për këtë, ata po shtojnë rrethin e njerëzve të analizuar. Informacioni i marrë do të ndihmojë në gjetjen e lidhjes midis llojit të bakterieve, vendlindjes të njerëzve e sistemit të tyre imunitar dhe efektet e tyre në shëndetin tonë. Ndërkohë, laboratori ka filluar një eksperiment tjetër: Bakteriet në sqetulla…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

DESHIRE MISTIKE Nga Bledi YLLI

Next Post

Zanfina Ismajli: “E adhuroj trupin tim!”

Advertisement