Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Jeni i/e aftë të ndaheni?

Kur punët në çift nuk shkojnë mirë, kur dashuria zbehet me kalimin e kohës dhe mirëkuptimi lëkundet, ndarja duket e vetmja alternativë e mundshme. Megjithatë, duhet të kesh kurajën të ndahesh prej atij/asaj me të cilin ke jetuar bashkë për kaq vjet. Juve ju duket e mundshme ndarja? Për ta kuptuar nëse jeni të aftë të ndaheni, bëni testin tonë.

1. Ju ka ndodhur të niseni për një fundjavë pa të?
a. Kurrë, do t’ju merrte malli për të.
b. Rrallë, vetëm nëse atij/asaj i del ndonjë gjë e paparashikueshme në minutën e fundit.
c. Një ose dy herë, në periudhën e një krize të madhe
d. Shpesh, është një mënyrë e mirë që secili të marrë frymë lirisht.

2. Sa herë në ditë e merrni në telefon kur jeni në punë?
a. Të paktën 4 herë për të dëgjuar zërin e tij/saj, pa folur për email-et që i dërgoni.
b. Një ose dy herë, për ta lajmëruar se do të ktheheni vonë
c. Ju e merrni vetëm nëse është e domosdoshme.
d. Në përgjithësi, ju merr ai/ajo.

Advertisement

3. Besoni në përrallat me fund të lumtur?
a. Ju i besoni me të gjitha fuqitë tuaja
b. Ju preferoni të besoni te Princi/Princesha i/e Kaltër.
c. Ju besoni derisa përralla kthehet në një makth të keq.
d. Jo shumë! Për ju, gjithçka ka një fillim dhe një fund.

4. Bilanci i lidhjeve tuaja: Ju ka ndodhur të ndaheni?
a. Kurrë më parë.
b. Po, sepse nuk ishit më të dashuruar pas njëri-tjetrit.
c. Po, sepse ju nuk e donit më.
d. Sigurisht!

5. Të ndaheni nga një burrë/grua që ju do:
a. Nuk ju shkon fare në mend.
b. Është e pamendueshme ta lëndoni tjetrin!
c. Do t’ju thyente zemrën, por nëse nuk e doni…
d. Nuk ju shokon, sidomos nëse nuk e doni më

6. Një kushërira juaj, e martuar prej 15 vjetësh dhe nënë e 2 fëmijëve, ka lënë të shoqin. Çfarë mendoni për sjelljen e saj?
a. E pakuptueshme dhe e papërgjegjshme sjellja e saj, të lësh fëmijët pa baba.
b. Sjellje radikale; duhet t’i ketë ardhur në majë të hundës.
c. E tepruar, por nëse e ka lënë, kjo do të thotë se nuk e donin më njëri-tjetrin.
d. Normale, duhet të ketë pasur arsyet e saj për ta lënë.

7. Ndikoheni nga qëndrimi i të tjerëve?
a. Shumë, doni që të tjerët të kenë një imazh pozitiv për ju.
b. Mund të jetë i rëndë, nganjëherë
c. Jo shumë, por ndikoheni nga qëndrimi i njerëzve të afërt
d. Aspak

8. Fjala “ndarje” ju evokon:
a. Vuajtjen
b. Sakrificën
c. Një lloj lirie
d. Çlirimin

9. Kur imagjinoni jetën tuaj pa të, ju ndjeheni?
a. I/e dërrmuar
b. I/ hutuar
c. I/e habitur
d. I/e qetë

10. Dhimbja që mund të ndjejë ish i/e dashuri/a juaj në momentin e ndarjes…
a. … ju dëshpëron
b. …ju bllokon
c. …ju frenon
d. …nuk ju zgjon asnjë ndjesi

11. Pas ndarjes suaj, do të donit t’ju thonin që ai/ajo:
a. Ndjehet i/e humbur pa ju
b. Mendon gjithmonë për ju
c. E përballon pak e shumë situatën
d. Bën jetën e tij/saj

12. Pas ndarjes, shoqëria propozon të shkoni bashkë në një festë:
a. Nuk bëhet fjalë, nuk keni dëshirë të festoni
b. Një herë tjetër, ende nuk e keni “gëlltitur” ndarjen.
c. Pse jo? Në fund të fundit, jeta vazhdon
d. Ide e mirë, jeni gjithmonë i gatshëm për të festuar.

13. Tre muaj pas ndarjes suaj, disa nga gjërat e tij/saj janë ende në shtëpinë tuaj:
a. I propozoni të vijë t’i marrë, një pretekst i mirë për ta parë përsëri.
b. Preferoni të mos u kushtoni vëmendje
c. I çoni te disa miq të përbashkët, që të vijë t’i marrë
d. I hidhni. Nëse i donte, do t’i kishte marrë

14. Ndarja rimon me:
a. Torturën
a. Lëndimin
b. Thyerjen
d. Aventurën

15. Ju keni natyrë:
a. Pasive; preferoni t’i lini të tjerët të marrin vendime
b. Reflektuese; nuk i merrni lehtësisht vendimet
c. Përkujdesëse; shqetësoheni për tjetrin.
d. Të vendosur; kur keni një ide në kokë, e konkretizoni.

Rezultatet
Nëse keni më shumë a: Mision i pamundur!
Të lini partnerin/en? As që bëhet fjalë! Ju bëni pjesë tek ata/ato, të cilët preferojnë më mirë t’ua lënë të tjerëve në dorë të marrin një vendim të tillë. Kur jeni në çift, as që ju shkon ndërmend të ndaheni, edhe kur çifti juaj ka probleme. Ju nuk do të mund ta lëndonit kurrë tjetrin duke i thënë se «ka mbaruar çdo gjë». E përjetoni ndarjen si një dështim dhe nuk doni të luani rolin e atij/asaj që largohet, gjë që është e papajtueshme me natyrën tuaj të nënshtruar.
Sigurisht, një ndarje është gjithmonë e dhimbshme, por në një çift janë të rëndësishme ndershmëria dhe sinqeriteti. Nëse ju nuk jeni më i/e lumtur me tjetrin/ën dhe keni dëshirë t’i jepni fund lidhjes, thënia hapur dhe pa doreza është zgjidhja më e thjeshtë dhe më e respektueshme që mund të bëni kundrejt tij/saj. Përndryshe, do të mbylleni në një lidhje që do t’ju bëjë të dyve të palumtur.

Nëse keni më shumë përgjigje b. Ndarja është hapi i fundit
Mund ta mendoni ndarjen, por pasi keni provuar gjithçka për të shpëtuar çiftin tuaj. Ju nuk jeni nga ata/o që i merrni vendimet lehtë. Një zënkë nuk mjafton për t’i dhënë fund lidhjes. Nëse vendosni të ndaheni prej tij/saj, këtë do ta bëni pasi keni reflektuar mirë dhe keni peshuar pro-të dhe kundrat. Mbarimi i dashurisë, i vlerësimit për tjetrin, zënkat e vazhdueshme, të gjitha këto janë arsye të vlefshme që mund ta bëjnë jetën në gjirin e çiftit të padurueshme dhe t’ju shtyjnë të shqiptoni fjalët “dua të ndahemi”. Jeni nga ata/o që kërkojnë ta evitojnë ndarjen, por që kalojnë në veprim pa hezituar, kur ajo duket gjë e paevitueshme.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Është më e lehtë për ta thënë sesa për ta bërë
Në teori, kjo gjë nuk ju tremb, por në praktikë, rezulton më e ndërlikuar, sidomos nëse partneri/ja ju do ende. Nuk ju pëlqen aspak t’i thyeni zemrën tjetrit. Keni frikë të lëndoni tjetrin, jeni shumë altruist/e, apo ju mungon guximi? Në çdo rast, ju karakterizoheni nga sensi i sakrificës. Megjithëse keni dëshirë t’i jepni fund lidhjes, dashuria e tjetrit ushtron ndikimin e vet te ju. Kështu, pra, nuk guxoni ta lini, nga frika se mos e lëndoni dhe i thyeni zemrën. Kini parasysh se edhe ju keni të drejtë të jeni i/e lumtur. Është e lëvdueshme nga ana juaj dëshira për të mos e lënduar tjetrin, duke u ndarë prej tij/saj (nëse ai/ajo ju do akoma), por përkujdesja që keni kundrejt tij/saj mund të tregohet edhe në mënyrën se si do t’i thoni se lidhja ka mbaruar.

Nëse keni më shumë përgjigje d. Ju mund të ndaheni pa problem
Ndarja nuk ju frikëson, është diçka që do ta bënit me lehtësi dhe pa u sforcuar. Mbase është eksperienca që jua ka mësuar këtë? Megjithëse procesi i ndarjes është i vështirë, ju nuk hezitoni për ta marrë këtë vendim nëse është i pashmangshëm. Sigurisht, nëse vendosni t’i jepni fund lidhjes, kjo ndodh sepse ekziston një arsye e fortë (mungesë dashurie, interesi, kënaqësie). Në këto raste, është më mirë të kthesh faqe dhe të mos e zgjatësh shumë. Keni një natyrë të pavarur dhe jeni i ndershëm kundrejt të tjerëve dhe vetes. Pse të jetoni se bashku nëse kjo ju bën fatkeqë që të dy? Pasi keni marrë vendimin, ju nuk i bini rrotull e rrotull. Kjo nuk do të thotë se nuk lëndoheni nga ndarja, por ju nuk keni natyrë nostalgjike. Një gjë që ka mbaruar, ka mbaruar…

Blerta

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kushti i tij, bëhu dëshmitare e Jehovait, ndryshe do të ndahemi, si të veproj?

Next Post

Kundërshtohet koncerti i Rona Nishliut në Beograd

Advertisement