Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jeni manipulues/e?

Që në moshë të njomë, ne mësojmë mënyra të ndryshme për të kënaqur dëshirat tona. Edhe kur ishim bebe, arrinim të merrnim atë që donim, falë të qarave apo buzëqeshjeve. Tani, në moshë të rritur, ne përdorim nganjëherë të njëjtat manovra për të bindur të tjerët: Joshjen, zbutjen, zemërimin, etj. Megjithatë, ka edhe njerëz që kanë sjellje më manipuluese dhe nuk hezitojnë të abuzojnë me besimin e të tjerëve për të arritur qëllimet e tyre. Po ju, jeni manipulues/e? Për ta mësuar, përgjigjjuni sinqerisht 10 pyetjeve të mëposhtme.

1. Një nga shokët tuaj vonon borxhin që ju ka marrë. Ju:
a. Imagjinoni se nuk do t’i shihni më kurrë me sy ato para.
b. E bëni të besojë se nuk keni lekë të paguani qiranë.
c. Ia kërkoni, në emër të miqësisë që keni
d. I bëni një faturë fallco, me një shumë të madhe

2. Keni parandjenjën që partneri/ja ju tradhton:
a. Ju nuk thoni asnjë fjalë, kjo mund të jetë diçka kalimtare.
b. I kontrolloni xhepat për të mësuar sekretet e tij.
c. Vendosni të darkoni së bashku nën dritën e qirinjve, për ta mahnitur.
d. Ai/ajo nuk do të dalë që këtu, pa ju thënë të vërtetën!

Advertisement

3. Partneri/juaj do të donte të vizitonte Seviljen këtë verë, por ju keni dëshirë të vizitoni një mik në Londër, ndaj i thoni:
a. Je i/e sigurtë se do të shkosh në Sevilje?
b. Sevilja është një ide e mirë, por mua, nxehtësia më sëmur!
c. Besomë mua, do ta adhurosh Londrën!
d. Nëse ti nuk vjen, do të nisem vetëm!

4. Kur ishit fëmijë, për të marrë një lodër që e dëshironit shumë, ju:
a. Prisnit të merrnit nota të mira për ta kërkuar
b. Kurdisnit një komedi të tërë.
c. U përkëdheleshit prindërve.
d. Këmbëngulnit derisa t’jua plotësonin dëshirën.

5. Është vonë dhe do të donit që kolegu të përfundojë punën tuaj:
a. Nuk bëhet fjalë t’ia kërkoni, edhe ai është i zënë me punë.
b. I thoni: “Të lutem, mund të më ndihmosh?”
c. I thoni: “Bëje këtë për mua!”
d. I thoni: “Ti je më i shpejtë se unë!”

6. Ju e keni tepruar, ajo po qan…
a. Ju vjen keq dhe kërkoni falje.
b. I premtoni se do të bëni gjithçka për të shlyer gabimin.
c. I blini një tufë të madhe me lule.
d. Mendoni se e ka merituar.

7. Grindeni në diskotekë me të dashurin. Ju:
a. Qëndroni pa lëvizur në karrigen tuaj, gjithë mbrëmjen.
b. Merrni një pamje të trishtuar, që ai/ajo të vijë t’ju ngushëllojë.
c. Kërceni në mënyrë sensuale me të gjithë në pistë
d. Niseni pa thënë asgjë: Ai/ajo do të kthehet vetëm në shtëpi.

8. Ju donit ta blinit atë veturë, por një blerës tjetër është atje, gati për të firmosur:
a. Shpresoni që blerësit tjetër t’i kthehet mendja
b. Tërhiqni shitësin mënjanë për të folur me të.
c. Merrni një pamje të trishtuar, për ta bërë shitësin të ndjejë keqardhje.
d. Bëni pazar, për ta blerë pak më shtrenjtë.

9. Keni të vështirë të duroni:
a. Të ndjeni keqardhje
b. Të mos ju dëgjojnë
c. Të mos ju vënë re
d. T’ju rezistojnë

10. Gjatë një mbrëmjeje, një i ftuar flet për një temë që ju e njihni mirë. Ajo që thotë, nuk ju duket shumë e saktë:
a. E lini të qetë, të shijojë orën e tij të lavdisë.
b. Thoni: “Nëse keni nevojë për detaje, më pyesni mua!”
c. Prisni që ai të mbarojë, për të treguar versionin tuaj.
d. Talleni me të pas çdo fraze.

Rezultatet
Nëse keni më shumë a. Jeni shumë i/e sinqertë për të manipuluar
Përgjigjet tuaja dëshmojnë për një ndjenjë xhentilese dhe mirëkuptimi që ju pengon të doni të dominoni tjetrin. Ju nuk komplotoni për të thënë fjalën e fundit ose për të imponuar vizionin tuaj për botën. Përkundrazi, dukeni njeri i kujdesshëm, i gatshëm për të kënaqur njerëzit që ju rrethojnë, bile nganjëherë, me tepri. Kini kujdes se mos bini pre e manipuluesve të ndryshëm. Natyra juaj bujare mund t’i nxisë ata të përfitojnë prej jush. Nëse jeni shpesh viktimë e marrëdhënieve me forcë, do të ishte mirë të kërkonit shkakun. Mbase ju mungon siguria në vetvete. Keni frikë se mos ju gjykojnë apo mos lëndoni të tjerët? Në këtë rast, ju më mirë lëshoni pe, sesa të detyroheni të hyni në një përballje që do t’ju destabilizonte edhe më shumë.
Atëhere, nëse ju ndodh të jeni i/e lënduar, ose të ndjeheni fajtor/e, identifikoni vlerat tuaja dhe afirmoni pikëvështrimin tuaj. Dhe, nëse kjo lojë e vogël vazhdon, shprehuni hapur, duke treguar mosaprovimin tuaj. Thuajuni bashkëbiseduesve tuaj se secili ka të drejtë të mendojë ndryshe. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni vetëvlerësimin, gjë që do t’ju lejojë të krijoni marrëdhënie më të shëndetshme dhe më me vlerë.

Nëse keni më shumë b. Abuzoni vetëm kur nuk keni rrugëzgjidhje tjetër
Ju nuk keni karakteristikat e një manipuluesi të vërtetë. Sigurisht, ju ndodh të përdorni ndonjëherë disa strategji. Kështu, ka momente kur i bëni thirrje joshjes, ose komplimenteve. Këto janë qëndrime të shpeshta te shumë njerëz! Megjithatë, mund t’ju ndodhë të përdorni edhe manovra dhe truke për t’ia hedhur partnerit/es. Këto janë metodat e fundit që i përdorni nganjëherë kur të tjerat nuk kanë dhënë rezultat. Pa dyshim, e keni të vështirë të mos i plotësoni vetes të gjitha dëshirat… Do të ishte mirë të pranonit se nuk mund të jetë gjithmonë kështu. Sepse, kur i kapërceni kufijtë, sjellja juaj rrezikon të zhgënjejë, ose të vështirësojë bashkëbiseduesin tuaj. Për fat të mirë, ju duket se ndërgjegjësoheni për teprimet tuaja dhe në përgjithësi, kërkoni falje. Megjithatë, do të ishte mirë të silleni në mënyrë më të përmbajtur. Përpiquni të sqaroni mirë qëllimet tuaja. Për shembull, kur nuk ia arrini qëllimit tuaj, riformulojeni kërkesën duke u munduar të jeni sa më të qartë që mundeni dhe të siguroheni se personi ju ka kuptuar mirë. Keni aftësi të arrini atë që dëshironi pa u bërë presion të tjerëve.

Nëse keni më shumë c. Ju luani me joshjen tuaj
Mbase ju nuk jeni i/e ndërgjegjshëm për fuqinë tuaj manipuluese, por sido që të jetë, e shfrytëzoni me mjeshtëri! Arma juaj fatale është joshja. Ndjeni kënaqësi kur i tërhiqni vëmendjen bashkëbiseduesit tuaj për ta nxitur që t’ju japë të drejtë. Në përgjithësi, e arrini lehtë atë që dëshironi, sepse dini të krijoni një klimë besimi dhe të jeni bindës/e. Ka momente kur kërkoni pre të reja që mund të kënaqësin dëshirat tuaja dhe nganjëherë, i mahnisni të tjerët vetëm që t’ju vlerësojnë. Megjithatë, kujdes se mos e teproni! Duke u përpjekur me çdo kusht të tregoni anën tuaj joshëse, rrezikoni të mos tregoni vlerat tuaja të vërteta. Me kalimin e kohës, të tjerët mund të lodhen nga manovrat tuaja dhe ju mund të gjendeni i/e vetmuar… Do të fitonit pikë nëse do ta tregoni veten ashtu si jeni në realitet, pa lule e kordele. Tregohuni të natyrshëm që imazhi juaj shoqëror të pasqyrojë personalitetin tuaj. Pa dyshim, do të ndjeheni më të qetë, sepse do të ndjeheni në përputhje me atë që jeni në realitet. Dhe, mos harroni se shtirja të çon shpesh në marrëdhënie sipërfaqësore. Duke ekspozuar anën tuaj më autentike, do të ndërtoni marrëdhënie më të vërteta dhe të forta.

Nëse keni më shumë d. Ju keni dëshirë të keni gjithçka nën kontroll
Intuita juaj e thellë ju lejon të perceptoni pikat e dobëta të bashkëbiseduesve tuaj, gjë që ju bën të prekni zonat e ndjeshme të gjithsecilit. Kështu, për të njëjtën situatë, sjellja juaj mund të ndryshojë sipas personit që gjendet përballë jush. Ka momente që luani rolin e viktimës, në të tjera ju ndodh të bëni kritika lënduese ose të kërcënoni, si: Të ndaheni, të braktisni gjithçka, etj. Është e ligjshme të provosh shumë dredhi kur do t’ia arrish një qëllimi, por kjo gjë nuk duhet bërë në dëm të njerëzve që ju rrethojnë! Atëhere, nëse s’e frenoni dot veten për të abuzuar ndaj të tjerëve, kërkoni origjinën e këtij mekanizmi mbrojtjeje në edukimin tuaj. Ka mundësi që prindërit tuaj të jenë thyer lehtë përballë shantazheve tuaj. Në këtë rast, ju nuk keni mësuar të respektoni limitet dhe keni menduar se me forcën e bindjes, mund të arrini gjithçka që doni.
Është paradoksale, por ju fshihni thellë brenda vetes një mungesë sigurie. Do të ishte mirë të bënit punë me veten për të rritur vetëvlerësimin. Mënyra juaj e komunikimit, pa dyshim, do të transformohet dhe kështu do të ndjeheni më të kënaqur ju dhe njerëzit që ju rrethojnë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më akuzuan se shkoja me pronarin

Next Post

A mund të aplikoj ende për studime në Itali?

Advertisement