Kryetari i komunës Ulqin Nimanbegu e producenti Guga do të realizojnë spektaklin e madh me 14 personalitetet që do të vlersohen me çmimin Nënë Tereza.

Sokol Guga dhe kryetari i Bashkisë së Ulqinit, Genc Nimanbegu, kanë zhvilluar një takim në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve për zhvillimin e qytetit të Ulqinit.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi çështje me rëndësi për komunitetin lokal, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, turizmin, projektet infrastrukturore si dhe nevojën për bashkëpunim institucional në funksion të interesit publik. U theksua rëndësia e dialogut të hapur dhe e përfshirjes së aktorëve të ndryshëm në proceset vendimmarrëse.

Sokol Guga vlerësoi angazhimin e komunës së Ulqinit për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, ndërsa kryetari Genc Nimanbegu nënvizoi se bashkëpunime të tilla kontribuojnë në sjelljen e ideve të reja dhe në realizimin e projekteve konkrete në dobi të qytetarëve.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt forcimit të partneriteteve dhe krijimit të një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Ulqinit.

14 personalitete shqiptarë të biznesit në botë do të vlersohen me çmimin Nënë Tereza për arritjet e tyre si dhe për kontributin e çmuar në kauzat kombëtare por edhe ato humanitare për bashkëkombasit e tyre.

Ende nuk dihen emrat që do të vlersohen në skenë si dhe artistët shqiptarë që do të jenë të ftuar të produksionit, por një gjë është e sigurt që edicioni i këtij viti do të realizohet në qytetin e bukur të Ulqinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here