Rrëfehet Kleona Qosja; Nga pasioni në profesion, si u bëra njësh me të bukurën

Kleona Qosja është estetiste prej pesë vitesh dhe themeluese e “Éclat de Beauté”, një koncept që shkon përtej estetikës dhe synon të sjellë harmoni, vetëbesim dhe mirëqenie tek çdo grua. Me teknikën e saj ekskluzive “Glass Skin Effect”dhe masterclass-et inovative, ajo ka zgjeruar horizontin e kujdesit të lëkurës në Shqipëri dhe jashtë saj. Në këtë intervistë, Kleona na rrëfen për pasionin, filozofinë dhe vizionin e saj profesional.

Rruga drejt estetikës dhe bukurisë

-Kleona, si nisi pasioni yt për kujdesin e lëkurës dhe si u kthe në profesion?
Gjithçka nisi nga një dashuri e hershme për kujdesin dhe mirëqenien. Pashë që kujdesi i lëkurës nuk ishte vetëm pamje e jashtme, por mënyrë për t’u ndjerë më mirë me veten. Kjo më shtyu të specializohem vazhdimisht, të bashkëpunoj edhe jashtë vendit dhe të fitoj përvoja të reja profesionale.

“Éclat de Beauté,  shkëlqimi i bukurisë

– Pse e ke zgjedhur këtë emër dhe çfarë filozofie fshihet pas tij?
“Éclat de Beauté” do të thotë “Shkëlqimi i Bukurisë”. Për mua bukuria është dritë dhe energji që vjen nga brenda. Krijova këtë vend që çdo grua të ndihet e veçantë, e kujdesur dhe e vlerësuar. Çdo trajtim që bëj nuk është vetëm estetik, por edhe një përvojë që sjell qetësi dhe vetëbesim.

Teknika “Glass Skin Effect”, një risi në treg

“Glass Skin Effect sekreti i shkëlqimit natyral”

-Çfarë është “Glass Skin Effect” dhe çfarë e bën të veçantë?
 Është teknika ime ekskluzive e ndërtuar nga eksperienca dhe kërkimet që kam bërë ndër vite. Synimi është të jap atij shkëlqimi natyral dhe të pastër që shumë vajza e ëndërrojnë. Nuk është vetëm trajtim estetik, por transformim i lëkurës që sjell freski, vitalitet dhe vetëbesim.

Sekretet pas suksesit

– Cili është elementi kryesor që e bën një trajtim të suksesshëm?
Personalizimi. Çdo lëkurë ka nevojat e saj dhe unë jam e bindur që sekreti qëndron në kombinimin e teknikave profesionale me kujdesin individual dhe këshillat e duhura.

Masterclass për pasionantët e bukurisë

-Na trego pak më shumë për masterclass-in tënd në Durrës…
Ky masterclass do organizohet në datat 11-12 tetor në Durrës dhe është krijuar për të ndarë eksperiencën time me ata që duan të mësojnë më shumë mbi kujdesin profesional të lëkurës. Do të flas në mënyrë të detajuar për teknikën “Glass Skin Effect”, produktet më efikase dhe sekretet që e bëjnë këtë metodë unike. Worlds Albania 2025 është një event ndërkombëtar që sjell në Durrës profesionistë të PMU & Microblading nga e gjithë bota, duke kombinuar garën prestigjioze me një kongres artistik. Në këtë skenë unike, artistët prezantojnë talentin e tyre, ndërsa ekspertët ndajnë njohuri, trende dhe inovacione në kete fushë, është një garë kombëtare ku unë jam e ftuar.

E ardhmja dhe synimet

-Ku e sheh veten dhe “Éclat de Beauté” pas disa vitesh?
Synimi im është të krijoj një rrjet trajnimesh dhe shërbimesh që tejkalojnë kufijtë, duke e bërë kujdesin e lëkurës më të arritshëm dhe më të personalizuar. Dua që çdo grua të ndihet e fuqizuar dhe e sigurt në bukurinë e saj.

Mesazhi për gratë dhe vajzat

-Çfarë do t’u thoshe grave dhe vajzave që ndihen të pasigurta me lëkurën ose pamjen e tyre?
-Bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Kujdesi për lëkurën është një mënyrë për të treguar dashuri ndaj vetes. Mos u fokusoni vetëm tek standardet, por tek ndjesia që keni kur kujdeseni për veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here