“Mos bjer në dashuri me mua! Dreqin… unë jam i çmendur. Dua vëmendje. Dua kujdes. Dua romantizëm. Unë jam ndryshe. Jam i huaj edhe për veten time, jo vetëm për të tjerët. Sillem shumë ngrohtësisht, por kam kuptuar që njerëzit e marrin këtë si dobesi, si budallallëk. Dhe unë nuk ndryshoj! Kjo është e gjitha.
Nuk do të ndryshoj asnjëherë. Kështu që mos u dashuro në mua. Unë nuk di të jem si gjithë bota. Nuk di të jem normal. Nuk di të tallem me ndjenjat, nuk di të luaj, di vetëm të jap sa më shumë, madje edhe shpirtin, dhe bëj gabime! E di që bëj shumë gabime. Pastaj, afeksohem shpejt me njerëz.
Ç’marrëzi! Njerëzit nuk janë siç duken. Ata që dua, nuk janë. Nuk janë kurrë aty! Nuk dinë të jenë, ose dinë, por vetëm kur kanë nevojë. Kam njohur vetëm egoistë dhe kjo më bëri të humbas besimin te të gjithë, madje edhe te ata që as nuk i njihja…”