Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ambasada e Izraelit në Shqipëri organizon Tirana Beer Tech 3 

Më 19 shtator ‘24, në mjediset e Piramidës së Tiranës, Ambasada e Shtetit të Izraelit në Shqipëri organizoi edicionin e tretë të Tirana Beer Tech, tashmë një traditë e kësaj Ambasade. Edicioni i tretë u organizua në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas, dhe me përkrahjen e Birrës Korça dhe Bashkisë Tiranë.


Kësaj here, e ftuar e nderit në eveniment ishte Dr. Shimrit Maman, e cila ka një përvojë të pasur dhe mbresëlënëse akademike e profesionale. Ajo drejton Shërbimin e Imazheve Tokësore dhe Planetare në Universitetin Ben Gurion të Negevit në Izrael, si dhe ka drejtuar UN-SPIDER Israel Regional Support Office. Dr. Maman ka udhëhequr programe të larmishme në arsim, programe zhvillimore në fushën e shkencës, dhe është pjesë e ekipit kërkimor që ka lëshuar nanosatelitin e parë izraelit në hapësirë, në vitin 2017. Dr. Maman befasoi të ftuarit me modelin e nanosatelitit të parë izraelit lëshuar në hapësirë në vitin 2017, ku më tej u krijua një rradhë e gjatë e të ftuarve për të bërë foto me të.

Mbi pesëdhjetë të ftuarit patën mundësinë të prekin nga afër zhvillimet e fundit hapësinore dhe satelitore, si dhe mësuan të reja mbi çështje të ngjashme. Në përfundim të fjalës së Dr. Maman, pati edhe një bashkëbisedim të ngrohtë dhe goxha të gjatë, në sajë të kuriozitetit të zgjuar nga fjala e Dr. Maman.  

#TiranaBeerTech është një nismë që ka për synim mbledhjen e komunitetit në një mjedis profesional e zbavitës, në shërbim të marrjes së njohurive të reja dhe zgjerimit të rrjetit akademik e profesional. Sipas informacioneve zyrtare për gazetën Intervista, Tirana Beer Tech është planifikuar të zhvillohet të paktën katër herë në vit, dhe po kthehet në një trademark të Ambasadës së Izraelit në Shqipëri.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sokol Guga sjell në Shqipëri këngëtarin e madh italian Alan Sorrenti

Next Post

Liberta pranon lidhjen me Flori Mumajesin? Ja detaji që "i nxori zbuluar"

Advertisement