Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Opinione për politikën në Ballkan! Nga Anja Dinion


Në fakt kjo është një temë komplekse po aq sa edhe delikate. Loja politike e Perëndimit, kapja pas xhakete e Vuçiç, shpallja “non grada“ e dy personaliteteve të tjerë që ai vetë i zgjedh në qeveri e i dërgon në Moskë. Vetëm dy javë më parë “Shtëpia e Bardhë“ mburri shtetin serb dhe kritikoi ashpër Kosovën, madje ekzistojnë sanksione për Kosovën nga Europa, etj, etj.  Është  një lojë e madhe për të mos ndezur konflikt në Ballkan. Në Mal të Zi janë futur partitë pro ruse e serbe, në parlament në Maqedoni VMRO e Vlen, koalicion shqiptar duan të  zhbëjnë Marrëveshjen e Ohrit ku shqiptarëve iu njoh shqipja si gjuhë zyrtare dhe e drejta e bashkëqeverisjes. Në Bosnje Dodiku udhëheqës “non grada“ nga SHBA do shkëputjen e Hercegovinës gjysmën e Bosnjës duke dashur të godasë Marrëveshjen e Dejtonit, SHBA. Në gjithë këto Serbia bëhet aktore thuajse kyçe në Ballkan dhe ajo luan me Rusinë nuk i vë sanksione por çon ndonjë deklaratë në tym, në mbrojtje të territorit Ukrahinës e ndërkohë kjo e fundit nuk e njeh Kosovën. Luan Serbia me Kinën se ajo i jep garanci për mosnjohjen e Kosovës, luan me Francën si aleate e hershme dhe shpesh e pabesë në interesat shqiptare. Ndaj pedagogë  si Klark personalitete që kanë shkruar për këtë çështje e cila rëndon por edhe kërkon një zgjidhje.  Bota është e ngatërruar në diversitet e kërcënimi rus për përdorimin e armëve shfarrosjes në masë është real, ndryshe ata e mendojnë veten të humbur me Perëndimin. Loja Perëndimore me Serbinë është ta mbajë me çdo kusht të ndërlidhur politikisht dhe ekonomikisht. Nëse Rusia konfrontohet me NATON Serbia kalon tërësisht në anën e tyre. Rrënjët e sllavizmit dhe etja për më shumë territore e supremaci, gjithnjë u ka errur sytë e janë shkaktarë të dy Luftrave Botrore. Shpresojmë  mos shkojmë drejt së tretës.

Konkluzioni i kësaj situate komplekse politike në Ballkan është se rajoni mbetet një vatër e nxehtë, ku interesat lokale dhe ato globale ndërthuren në mënyrë të ndërlikuar. Serbia, e cila ndodhet në qendër të këtyre zhvillimeve, ka krijuar një marrëdhënie të ekuilibruar midis fuqive perëndimore dhe aleatëve të saj tradicionale, Rusisë dhe Kinës. Nga njëra anë, ajo përfiton nga përkrahja e fuqive perëndimore, duke u përpjekur të shmangë konfliktin e hapur, por nga ana tjetër, nuk i vë sanksione Rusisë dhe vazhdon të mbështetet te Kina për çështjen e mosnjohjes së Kosovës.

Lojëra të tilla politike rrezikojnë të destabilizojnë më tej Ballkanin, veçanërisht nëse marrëveshjet historike, si Marrëveshja e Ohrit apo ajo e Dejtonit, do të vihen në pikëpyetje nga aktorët nacionalistë në rajon. Roli gjithnjë në rritje i partive pro-ruse dhe serbe në vende si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, përforcon këtë pasiguri.

Advertisement

Në një botë të polarizuar ku tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë janë në rritje, Ballkani mbetet një zonë e cenueshme, ku përplasjet mes interesave gjeopolitike mund të ndezin konflikte të reja. Shpresa është që përpjekjet për të ruajtur stabilitetin në rajon të mbizotërojnë ndaj lojërave të mëdha të fuqive, duke shmangur përsëritjen e historisë së hidhur të dy Luftrave Botërore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Princesha e Dubait krijon parfumin ‘Divorci’ pasi ndau burrin pas tradhëtisë

Next Post

Anila Hetoja, pjesë e edicionit të 9-të të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit- Struga 2024

Advertisement