Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shqiptarët në botë; Sara Muka: Psikologjia përmbush synimet e mia

Sara Muka është shqiptarja që jeton në Londër. Sapo ka përfunduar provimet dhe si fushë kryesore në kolegj ka  zgjedhur psikologjinë duke e kthyer edhe në synim për të ardhmen. Vajzë e një artistje, këngëtares Ori, Sara ka preferuar të ndjekë tërësisht një tjetër fushë, duke ia lënë artin motrës së vogël Stejsit, e cila pikturon dhe këndon bukur. Njihuni më tej me Sarën…

-Sara, a mund të bësh një prezantim për lexuesit e Intervista.al?

-Unë jam Sara Muka, jam me origjinë shqiptare, por e lindur në Greqi dhe tashmë jetoj prej 6 vitesh në Londër. 

Advertisement

-Cilat janë aspiratat e tua për më tej, shkollimi, profesioni?

-Unë sapo kam mbaruar provimet para disa javësh dhe hapi tjetër është ndjekja e kolegjit. Fusha që kam zgjedhur është psikologjia dhe më vonë e shikoj edhe si profesionin tim.

-Cili është hobi me të cilin ke dëshirë të mbushësh kohën e lirë?

-Unë gjithmonë jam marrë me aktivitete sidomos në Greqi me aerobi & yoga, gjithashtu dhe me notin. Më pëlqejnë sportet ekstreme. 

-Mamaja jote këngëtarja Ori, e cila jeton në Londër, është artiste, këndon dhe mjaft mirë. A ke dëshirë të ndjekësh ndoshta hapat e saj në muzikë?

-Sa pë muzikë, më pëlqen t’a dëgjoj por ia kam lënë motrës Stejsi këtë pjesë, ajo ka dëshirë ta ndjekë rrugën e artit, si mami. Unë jam komplet stil tjetër.

-Motra jote pikturon bukur, i pëlqen të merret me muzikë kjo ju ben një familje të plotë të lidhur me të bukurën dhe jetën. Si do e vlerësoje ti artin e Stejsit?

-Stejsi është lidhur me artin, pikturën dhe muzikën që në vogëli dhe unë do e vlerësoja si nje talent në rritje.

-Ti jeton në Londër por je me origjinë shqiptare. Vjen në Shqipëri, çfarë të pëlqen prej saj dhe çfarë jo?

-Ne i kemi prindërit shqiptarë dhe jemi shqiptare, pavarsisht se kemi lindur në Greqi e jetojmë në Londër. E vërteta është që ne jemi qenë në Shqipëri pak herë dhe kur kemi qenë më të vogla por kemi marrë energji shumë pozitive dhe jemi ndjerë shumë mirë atje. Si në çdo vend ka të mira dhe të këqija, një nga gjërat që më është dukur negative është pasiguria. Ajo që më pëlqen më shumë është ushqimi, është fantastik në Shqipëri. 

-Dimë që sot në 21 gusht ke datëlindjen, duke të uruar çdo të mirë në jetën tënde, ti çfare i uron vetes?

-Ohh, faleminderit, është e vërtetë që sot kam datëlindjen dhe në fillim i uroj vetes sime shëndet, të realizoj ëndrrat e mia në të ardhmen dhe të përfundoj shkollën me sukses.

-Në fund, ke një mesazh për bashkëmoshatarët e tu?

-Mesazhi im është: duhet që të gjithë të respektojmë veten, ta duam veten dhe të jemi sa më pozitivë që të jetë e mundur. Fatkeqësisht degjojmë, shikojmë shumë ngjarje që ndodhin në shoqërinë tonë.Jeta na vjen vetëm një herë dhe duhet ta jetojmë me sa më shumë energji pozitive, ëndrra dhe përkushtim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Stil në rrugët e Detroit-it; Anja Dinion duket si një modele sfilatash gjigande

Next Post

Pensionistë, zgjohuni! Zgjedhjet po afrojnë! Nga Agron Berdaj

Advertisement