Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E duam kombëtaren edhe kur ajo nuk luan mirë! Nga ROLAND QAFOKU

Vetëkënaqësia bën shakara të hidhura. E megjithatë unë dhe Frenki e duam kombëtaren edhe kur ajo nuk luan mirë. E ndoqëm dje në stadium me dëshirën për një goleadë, por u zhgënjyem. Ishte një rezultat që duhet ta harrojmë, por jo ndeshjen. Prisnim një lojë të thjeshtë, por, ajo, kombëtarja e madhe që mundi Çekinë 3-0, Poloninë 2-0, Moldavinë 2-0, u zvogëlua me Ishujt Faroe. Futbollistët tanë menduan se duke patur përballë përfaqësuesen e një vendi me 50 mijë banorë, harruan që në fushë luhet 11 me 11. Ekipi ynë ishte i plogësht, pa ide, qarkullonin topin pa arsye dhe 3-4 futbollistë ishin totalisht jashtë formës, aq sa shpesh të acaronin me gabimet foshnjarake që bënin. Mund të vazhdojmë me kritika pa fund sepse asnjë nuk shkëlqeu. Ishte drithëruese thirrja e një tifozi “Kuq e zi” me megafon në stadium: Çuani, luani! Ka ardhur një komb i tërë në stadium që ju të fitoni. 

Megjithatë, kjo ndeshje dhe ky rezultat e ka një anë të mirë. Ai na ul me këmbë në tokë që në Gjermani, vërtetë të mos fluturojmë. Me këtë që ndodhi dje, kuptohet se në Evropian mund të ndodhin të tre opsionet: Mund të turpërohemi rëndë, mund të jemi pjesmarrës dinjitozë por pa ndonjë rezultat, por edhe mund të shkëlqejmë. Deri në qershor janë shtatë muaj që kombëtarja jonë duhet të djersitë për të arritur shumë më shumë se në vitin 2016. Mundësitë janë. Gjithsesi, kjo nuk ka asnjë lidhje me dashurinë për kombëtaren. Është ekipi që për herë të parë bashkoi kombin dhe për këtë duhet ti jemi mirënjohës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Rrezatim”, vepra e piktores Anila Hetoja, persiaton jetën dhe vazhdimësinë e saj

Next Post

Bianca Junzell: Magjia e zërit të bukur

Advertisement