Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Amarda: Kuqezi në zemër të Amerikës

Amarda është pa dyshim një ndër zërat më të bukur shqiptarë… Jeton prej vitesh në USA  dhe karrierën e ka mes saj dhe Shqipërisë. Ajo është ndër këngëtaret e njohura që, përpos bukurisë dhe paraqitjes skenike, ka një repertor të gjerë dhe një stil shumë të veçantë muzikor, që e dallon ndër vite. Së fundi, Amarda ka ardhur me një baladë e cila shumë shpejt u kthye në himnin e ri të dashurisë për të gjithë çiftet e dashuruara.  Në këtë intervistë ekskluzivisht për Intervista.al ajo tregon për suksesin e këngës, për aktivitetet e shumta ku është e ftuar dhe për suksesin ndër vite. Ëndrra e saj është të realizojë edhe një koncert recital, si dikur… Deri atëherë, duke i uruar shumë suksese, ju ftoj të lexoni bisedën tonë me të… 

-Amarda, ti vjen çdo sezon me një sukses… Si ia bën?

Advertisement

-Kënga është pjesë e pandashme e jetës sime. Ashtu siç e përjetoj familjen, dashurinë e shoqërinë, e përjetoj edhe këngën. Pra, e ujis si një lule që të lulëzojë në çdo pranverë dhe pastaj çdo stinë të ketë frytet e saj.

– Sa kohë të mori përgatitja e këngës dhe klipit të ri “Princesha e babit”?

– Kam punuar një vit për përzgjedhjen dhe për realizimin. Unë kam një spektër shumë të gjerë të dëgjuesve dhe jam përpjekur që çdo moshë të gjejë shpirtin e vet në këngët e mia. Prandaj kam tematika të larmishme, deri te dashuria, që është pjesë e pashmangshme e repertorit tim.

-Festat e nëntorit të gjetën në zemër të Amerikës, mes shqiptarëve atje, në mbrëmje, dasma, gëzime, nga postimet duket që e ke ndezur atmosferën kudo, si të pritën, si u ndjeve?

-Nuk dua të duket si mburrje por realisht shqiptarët këtu në Amerikë më kanë bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë. 

Nga të gjitha vendet e Amerikës ku kam qenë ftuar jam kthyer me një përshtypje fantastike për shqiptarët, mikpritjen dhe respektin ndaj meje. I falënderoj pamasë dhe jam mirenjohëse ndaj mikpritjes së tyre.

Më kanë dhuruar padyshim emocione shumë të bukura. Të këndosh mes shqiptarëve që u mungon kaq shumë atdheu, të afërmit, kujtimet e tyre. Ndoshta kjo është pikërisht kjo arsyeja, që kërkesat e tyre të vazhdueshme dhe që preferohen më shumë për t’u dëgjuar, janë këngët që i sjellin afër me atdheun por jo vetëm ata duan të dëgjojnë dhe këndojne bashkë me mua këngët e zemrës së tyre, këngë të mijat që tashmë janë bërë himne dashurie ku nisin edhe dasmat si “Valsi i dashurisë” që e këndon i madh e i vogël!

– A mendon se po bëhen më komerciale dita–ditës këngët e tua?

-Në kohët që po jetojmë mendoj se ia kanë arritur të mos komercializohen shumë, edhe pse mendoj që nuk është dhe aq gjë e keqe komwrcilizimi, sepse kërkesa për zëra të mirë ka ardhur në rritje, po zëra të mirë nuk ka shumë kështu që…!

– Si e shikon tregun muzikor shqiptar?

– Si një pasqyrë të gjendjes ekonomike e shpirtërore të shoqërisë.

– Ke menduar për ndonjë bashkëpunim të ri?

– Besoj se më vonë do të vij përsëri me një bashkëpunim.

– Si ia bën për të mbajtur një standard muzikor?

– Ka kohë që e kam larguar presionin, se duhet të jem patjetër “in” dhe, sa më shumë jam vetja, aq më e suksesshme po tregohem. (Qesh)

– Mendon se fama është e lidhur me fitimet?

– Absolutisht jo.

– Çfarë ka ndryshuar te ti nga fillimet e karrierës e deri më sot?

– Jam më e pjekur dhe më e aftë ta organizoj kohën.

– Në pamjen e jashtme bëhesh gjithmonë e më e bukur dhe më trendi… Nuk ke bërë ende ndërhyrje apo jo?!

– Grimi është profesionalizuar aq shumë saqë ato kohë në skenë mund të dukeni si kukull edhe pa operacione.(Buzëqesh) Nuk kam bërë ende asnjë prekje në fytyrë…!

– Thashethemi më i habitshëm që ke dëgjuar për veten…

– Ka kohë që nuk dëgjoj, as nuk lexoj thashetheme, sepse nuk kam as njerëz, as portale të “tilla” në jetën time.

– Miqtë e tu më të afërt janë persona VIP?

– Edhe persona VIP…

– Cila është ajo kolege e jotja që e simpatizon?

– Kam shumë, prej Nexhmije Pagarushës e deri te Dafina Zeqiri, kam pëlqime të të gjitha gjeneratave.

– Për veshje e aksesorë, shpenzon shumë?

– Nuk shpenzoj shumë, por as nuk jam kursimtare.

– Cilat janë gjërat më të shtrenjta që ke blerë?

– S`di ç’të veçoj…

– Si i ke raportet me paranë?

– Mund të them që jam dorëlëshuar. (Qesh)

– Dhuratat parapëlqen t’i bësh, apo t’i marrësh?

– Ende u gëzohem dhuratave, si një vajzë e vogël.

– A ka diçka personale, apo profesionale që s’e ke realizer ende?

-Një koncert recital si në kohët kur ishin aq të preferuara për publikun, si dikur…!

– Dëshira më e madhe që ke për momentin?

– Ta shoh popullin tim shumë më mirë nga ç’është. Atëherë, edhe këngës time do t’i shtohej bukuria. Ju përqafoj të gjithëve! Gëzuar festat e nëntorit, qofshi anembanë të lumtur e sa më pak halle e probleme!


Amarda is undoubtedly one of the most beautiful Albanian voices… She has been living in the USA for years and has a career between her and Albania. She is among the well-known singers who, in addition to her beauty and stage presence, have a wide repertoire and a very special musical style, which has distinguished her over the years. Finally, Amarda has come up with a ballad which quickly turned into the new love anthem for all couples in love. In this interview exclusively for Intervista.al, she talks about the success of the song, about the many activities she is invited to and about the success over the years. Her dream is to perform a recital concert, like the old times… Until then, wishing her much success, we invite you to read our conversation with her…

-Amarda, you come every season with a success… How do you do it?

-Music is an inseparable part of my life. Just as I experience family, love and society, I also experience the song. So, I water like a flower that blooms every spring and then every season has its fruits.

– How long did it take you to prepare the new song and clip “Princesha e Babit”?

– I worked for a year for the selection and for the realization. I have a very wide spectrum of listeners and I have tried to make every age find their soul in my songs. That’s why I have diverse themes, up to love, which is an inevitable part of my repertoire.

-The November holidays found you in the heart of America, among the Albanians there, in the evening parties, weddings, joys, from the posts it seems that you lit up the atmosphere everywhere, how were you received, how did you feel?

– I don’t want to sound like bragging, but in reality the Albanians here in America have made me feel extremely good.

From all the American countries where I have been invited, I came back with a fantastic impression of the Albanians, their hospitality and respect towards me. I thank them profusely and am grateful for their hospitality.

They have undoubtedly given me very beautiful emotions. To sing among Albanians who miss their homeland, their relatives, their memories so much. Maybe this is exactly the reason, that their constant requests and that they prefer to listen to, are the songs that bring them close to the homeland, but not only they want to listen and sing with me the songs of their heart, my songs that have already become love hymns where even weddings start, such as the “Valsi i dashurisë” sung by young and old!

– Do you think that your songs are becoming more commercial day by day?

– In the times we are living in, I think they have managed not to be commercialized too much, although I think that commercialization is not such a bad thing, because the demand for good voices has increased, but there are not many good voices so… !

– How do you see the Albanian music market?

– As an overview of the economic and spiritual state of society.

– Have you thought about any new collaboration?

– I believe that later I will come again with a collaboration.

– How do you manage to maintain a musical standard?

– It has been a long time since I removed the pressure, that I must definitely be “in” and, the more I am myself, the more successful I am. (Laughs)

 Do you think that fame is related to profits?

– Absolutely not.

– What has changed in you from the beginning of your career until today?

– I am more mature and better able to organize my time.

– In the external appearance, you always become more beautiful and trendier… You haven’t had an intervention yet, have you?!

– Make-up is so professionalized that those times on stage you can look like a doll even without surgery.

– The most surprising rumor you have heard about yourself…

– I haven’t heard or read rumors for a long time, because I don’t have “such” people or portals in my life.

– Are your closest friends VIPs?

– Even VIPs…

– Who is that colleague of yours who sympathizes?

– I have many, from Nexhmije Pagarusha to Dafina Zeqiri, I have likes of all generations.

– Do you spend a lot on clothes and accessories?

– I don’t spend much, but I’m not frugal either.

– What are the most expensive things you have bought?

– I don’t know what sets you apart…

– How do you relate to money?

– I can say that I have given up. (Laughs)

– Do you prefer giving or receiving gifts?

– I still enjoy gifts, like a little girl.

– Is there something personal or professional that you haven’t accomplished yet?

-A recital concert like in the times when they were so popular with the public, like in the old times…!

– The biggest desire you have at the moment?

– I see my people much better than they are. Then, the beauty would be added to my song. Hugs to you all! Happy November holidays, may everyone be happy and have as few troubles and problems as possible!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tre trajtime që s’duhen humbur nga Dr Denisa Zhegu dhe Redis Zhegu

Next Post

I ngatërrojnë emrin, akrobati i drejtohet portaleve “Po lexojini pak titujt e lajmeve, jo vetëm copy-paste”

Advertisement