Një mbrëmje mami përgatiti darkën pas një dite të vështirë pune. Ajo vuri një pjatë me vezë, sallatë dhe nje fete buke të djegur para ne pjaten e babit…!
Une pashe buken e djegur dhe prisja qe babi të ankohej për këtë, por ai filloi te hante, duke buzëqeshur dhe nderkohe më pyeti si e kalova ditën në shkollë…
Mami i kërkoi falje babit për buken e djegur. Nuk do ta harroj kurrë përgjigjen e tij: “Zemër, çke, mua më pëlqen buka e djegur!”
Më vonë, kur shkova në shtrat dhe babai im erdhi për të më thene “natën e mirë”, e pyeta nëse i pëlqente vërtet buka e djegur?
Ai më përqafoi dhe më tha: “Nëna jote ka pasur një ditë të vështirë dhe eshte shumë e lodhur. Gjithsesi, ajo edhe pse e lodhur pergatiti darken për ne fhe nuk kemi pse ta fajësojmë dhe ta lëndojmë….
Buka e djegur nuk nuk i ben keq njeriu; por fjalët mund të jenë shumë të dhimbshme! “
Ne duhet të dimë të vlerësojmë atë që bëjnë të tjerët për ne, edhe nëse nuk është perfekte, sepse ne mes është qëllimi për të bërë mirë dhe askush nuk është i përsosur…