Çfarë është sexting-u? Studiues amerikanë të Universitetit të Karolinës së Jugut kanë pohuar në një artikull se adoleshentët e sotëm praktikonin gjithnjë e më shumë sexting-un (dërgimin e mesazheve apo imazheve me karakter erotik). Por, a nxit kjo një seksualitet “të parakohshëm”? Kërkuesit kanë studiuar kështu praktikat seksuale dhe përdorimin e sextingut te 1285 të rinj, me moshë mesatare 12 vjeç, të cilët kanë marrë pjesë në një anketë të madhe mbi sjelljet seksuale. Rezultoi se 20% e të rinjve kishin marrë një “sexto” (sms me përmbajtje erotike) dhe 5% e tyre kishin dërguar një të tillë. Kështu, u nxor përfundimi se të rinjtë që dërgojnë më shumë se 100 sms në ditë janë 2 herë më të prirur për të marrë një sexto dhe 4,5 herë më shumë, për të dërguar një të tillë (gjë që duket logjike). Por, seksualiteti del nga kuadri i sms-ve apo mms-ve, pasi, si përfundim, një adoleshent që ka marrë një sexto, është 6 herë më i prirur për të pasur marrëdhënie seksuale, ndërsa ai që dërgon, 4 herë më shumë. “Përfundimet e këtij studimi janë të rëndësishme, sepse ato provojnë se ekziston një lidhje mes përdorimit të madh të telefonit, sextingu-ut dhe praktikave seksuale të rrezikshme, pa mjete mbrojtëse, të detyruara dhe me shumë partnerë”, shpjegon Erik Rajs, bashkautor i kërkimit. Atëhere, mendojeni mirë para se të blini një paketë telefonike me shumë sms dhe mms për fëmijën tuaj adoleshent…
Advertisement