-Behije, përshëndetje! Duke dashur të bëjmë edhe një prezantim me lexuesin, si të lindi dëshira për t’u bërë një make up artiste?
-Së pari të falënderoj ty për intervistën. Profesioni im ka nisur shumë vite më parë që merrem me fushën e bukurisë, ku jam edhe diplomuar për makeup artiste dhe estetiste, kostumografe e filmit,kam punuar dhe jetuar në Zvicër dhe tashmë jam kthyer në Kosovë ku edhe kam hapur qendrën time estetike “Be hajr” në Fushë-Kosovë në periferi të Prishtinës!
-Nëse vijmë në qendrën tënde çfarë shërbimesh na ofron?
-Në qendrën time kryhen shumë shërbime estetike, trajtime fytyre me aparatura dhe me produkte bio ballance nga Belgjika, dioksazh trupi, depelim me lezer, trajtime anticelulit e shumë sherbime tjera, si për meshkuj dhe për femra!
– Kush ka qenë mbështetja jote më e madhe për ty?
– Falënderoj familjen time sepse ajo ka pasur gjithmonëdëshirë që të bëhesha make up artiste dhe estetise dhe falë saj jam këtu ku jam sot.
-Si do ta përshkruaje profesionin tënd?
-E përshkruaj si një përgjegjësi dhe një punë jo pak e lodhshme, por unë e ndej veten me fat që këtë profeson e ushtroj në vendin tiim tanimë, në Kosovë. Ndihem e respektuar dhe njëkohësisht e kërkuar nga masa e gjerë e klienteles. Unë ndjehem e kënaqur që klientet e mia janë të lumtura me pamjen e tyre
-A ndihet konkurencë shumë në fushën tënde duke qenë një nga fushat më të lakmuara?
-Unë gëzoj respekt për të gjithë make up artistët dhe estetistet. Nuk mund të flas për konkurencë sepse secili ka punën e tij dhe vlerësohet për atë që bën.
-Çfare do themi në fund të kësaj interviste?
-Dua të falënderoj të gjitha klientet për besimin që kanë tek unë, falënderoj familjen time për mbështetjen e tyre dhe ju uroj të gjithëve qetësi, shëndet dhe suksese në çdo fushë.