Vaksina kundër varësisë ndaj heroinës e kaloi me sukses provën te minjtë dhe është e gatshme për provat klinike të njeriut. Minjtë të cilët ishin droguar më parë me heroinë, pasi u vaksinuan me të nuk e kërkuan më drogën. Kjo sepse, vaksina e re e detyron trupin të prodhojë antitrupa kundër heroinës dhe pasojave të saj psikoaktive. Këta antitrupa, qarkullojnë në gjak dhe neutralizojnë këto substanca para se të arrijnë në tru.
Vaksina nuk ka për qëllim të sigurojë një zgjidhje përfundimtare të varësisë së heroinës, thonë shkencëtarët, por ajo ndihmon ata që duan të heqin dorën nga ajo. Paratë janë pengesa kryesore për të filluar testimin e njeriut, thonë studiuesit, të cilët janë në kërkim të sponsorëve për kërkimet e tyre.
Advertisement