Së afërmi nuk do të keni nevojë për shofer personal. Një kompjuter do ua zëvëndësojë atë. Autopiloti “Cruise PR-1” do të bëjë punën e shoferit. Nëpërmjet një sensori të montuar mbi automjetin tuaj, ai “sheh” rrugën dhe makinat rreth jush. Përmes një kombinimi të kamerave, radarit, dhe sistemet e tjera, sensori e transmeton gjithshka që shikon në një kompjuter që merr vendime në kohë reale, pra që “drejton” timonin, shtyp gazin, apo frenat.
Kjo pajisje do mund të blihet vitin e ardhshëm dhe kushton vetëm 10 mijë dollarë. Ajo përbëhet nga radari qe vihet sipër makinës dhe një kompjuter që zë më pak se 60 centimetra vend dhe që vendoset në bagazhin e makinës suaj. Me të ju dhe të dashurit tuaj, do të ndjeheni më të sigurt!
Advertisement