Ajo është rasti kur e bukura e brendshme refleftohet dhe në tipare e qëndron ashtu, e pandryshuar përgjithmonë. Prej kohësh ajo jeton në Zvicër ku përveç angazhimit në evente te ndryshme në muzikë ajo është mama e një djaloshi bukurosh me emrin Roshel.
Besojmë e kuptuat që bëhet fjalë për këngëtaren Elda Berisha dhe djalin e saj.
Arritje, përmbushje profesionale dhe kënaqësi, që vetëm puna e bërë me pasion ta sjellë, ndërsa ajo është mësuar që këto ndjesi t’i ketë sa herë bëhet fjalë për një këngë të re apo edhe një festë datëlindjeje.
24 shkurti solli artisten tonë në Tiranë, pikërisht në vitin e dhjetë të lindjes së Roshelit. Një organizim fantastik në shoqërinë e miqve, familjarëve dhe shokëve të Roshelit që mbushi zemrat e të ftuarve me kënaqësi. Muzikë, lojëra dhe hare shoqëruan mbrëmjen duke e kthyer në momente për t’u mbajtur gjatë më kujtesë, ashtu siç fëmijët meritojnë. Kujtojmë se këngëtarja është shumë e lidhur me Tiranën edhe pse jeton prej shumë vitesh në Zvicër, duke i indoktrinuar dhe djalit dashurinë për vendlindjen.
Momente nga festa e datëlindjes së Roshelit!
Stafi i “Intervista.al” i uron Roshelit qindra vite plotë dritë e mirësi! Zemra e bardhë e tij u përkëdheltë nga dielli dhe nga ngjyrat e ylberit, megjithatë qëndroftë e paqtë dhe e çiltër përjetë, ashtu sikurse është sot!