Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Revista Online-31 Dhjetor 2021
Ankthi, shkaktarët dhe menaxhimi i sulmeve të tij! Nga psikologia Ina Qato!
Gesti Lluca: Pasioni për gatimin e kthen ushqimin në art

Ankthi, shkaktarët dhe menaxhimi i sulmeve të tij! Nga psikologia Ina Qato!

Ne kete shkrim e kam shume te veshtire te ndaj pikeveshtrimin tim si psikologe nga pikepamja ime edhe si artiste. Te shohesh ne ekran atake paniku dhe  ankthi nga nje personazh publik duket e çuditshme a thua se ndjesite nuk jane te njejta per te gjithe njerezit. Duke i pare ne evente, ne show televizive dhe organizime te ndryshme na duket e pabesueshme, madje madje edhe argetuese.. Eshte shume e lehte te gjykojme dike pa e njohur realisht ne kompleksitetin e tij, eshte e lehte te vendosim epitete pa njohur gjendjen ne vetvete, eshte shume çliruese te ndihemi me mire duke kanalizuar problemet personale, fatkeqesisht te pazgjidhura me veten, tek nje person tjeter. Por ne nuk e dijme sesa e veshtire eshte te pranosh nje çrregullim, te punosh per vite te tera me veten dhe ta pranosh kete publikisht dhe pa komplekse. Sa e veshtire eshte te degjosh kritika per nje sjellje te pankontrolluar, te bere pa vetedije per te shkaktuar shqetesim. Sa e veshtire eshte per nje artist me nje çrregullim ankthi te sfidoje vetveten ne nje shtepi te izoluar per nje kohe te gjate, duke rrezikuar edhe imazhin e tij por me bindjen pozitive se ndjekesit do e kuptojne. Se te qenit i vertete dhe i ndjeshem mund te ndryshoj menyren sesi ndjekesit e shohin kete crregullim. Se ndjeshmeria, dashuria dhe shpirti artistik mund te jape nje fryme edukimi me njerezore. 

Por sa e njohim çrregullimin e ankthit?!

Advertisement

Ankthi përkufizohet si një ndjesi emocionale e pakëndshme që karakterizohet nga një sens i përgjithshëm i rrezikut, tmerrit dhe një përgjigje fiziologjike të larte.

Simptomat te cilat shfaq individi mund te jene fiziologjike apo psiko-emocionale:

Rrahje te shpeshta te zemres

Pagjumësi dhe lodhje fizike

Rritje e presionit të gjakut 

Shpeshtim i frymemarrjes

Dridhje të zërit

Palpitacione/Dridhje trupore te pakontrollueshme

Urinim i shpeshtë

Te vjella, skuqje te syve apo zbehje e lekures

Tharje të gojës 

Kur nje person peson atak ankthi sjelljet dhe simptomat qe shfaq jane: 

Frikë

Nuk pranon ndihme

Nervozitet

Nuk ka besim tek vetja

Paaftesi per t’u qetesuar

Paaftësi përqendrimi / mungese vëmendjeje

Harresa të herëpashershme

“Bllokim” mendimesh

Humbje e perkohshme e aftesise per te menduar ne menyre objektive dhe te arsyeshme.

Çfare mund ta shkaktoje ankthin?

Faktoret gjenetike, trauma te mundshme ne fëmijeri, përjetimi i streseve të mëdha të tilla si një krizë familjare. Individet te cilet vuajne nga depresioni ose skizofrenia priren për të zhvilluar crregullimin e ankthit. Gjithashtu konsumimi i shpeshte i substancave si kafeina, alkooli dhe lendet narkotike mund të përkeqësojne gjendjen e ankthit.

Pra siç mund te kuptoni, ne mendjen e nje personi qe vuan nga ankthi situata eshte shume komplekse sec mund te duket ne siperfaqe. Dhe mesa kuptoni, ankthi shkaktohet nga ngjarje apo faktore te rendesishem dhe jo nga situata fort te lehta per t’u perballur emocionalisht.

Ju lutem, nese nuk mund te ndihmoni dike ne luften me veten, atehere mos tentoni te komentoni diçka qe nuk e njihni. Nje fjale e juaja mund te perkeqesoj gjendjen e tij dhe pesha mund te jete e madhe. 

Mirekuptimi, fjalet e ngrohta dhe mbeshtetja  jane sjellje kyçe ne perballimin e ankthit. Personi i cili vuan nga ankthi ka nevoje te ndjej se gjithcka eshte e perkohshme dhe mund t’ja dale, ka nevoje te ndjej se ka mbeshtetje dhe mirekuptim, ka nevoje te di se ju e vleresoni ate si individ perpos krizave te ankthit apo atakeve te panikut, ka nevoje te ndjej se ka peshe fjala e tij, prezenca e tij. Ka nevoje te dije se jeni me dhe per te, perpos gjendjes psiko-emocionale te momentit. Tregohuni te gatshem dhe te afert, tregohuni te kuptueshem. Sa e veshtire eshte te degjosh kritika per nje sjellje te pankontrolluar, te bere pa vetedije per te shkaktuar shqetesim. Sa e veshtire eshte per nje artist me nje crregullim ankthi te sfidoj vetveten ne nje shtepi te izoluar per nje kohe te gjate, duke rrezikuar edhe imazhin e tij por me bindjen pozitive se ndjekesit do e kuptojne. Se te qenit i vertete dhe i ndjeshem mund te ndryshoj menyren sesi ndjekesit e shohin kete crregullim. Se ndjeshmeria, dashuria dhe shpirti artistik mund te jape nje fryme edukimi me njerezore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista Online-31 Dhjetor 2021

Next Post

Gesti Lluca: Pasioni për gatimin e kthen ushqimin në art

Advertisement