Themeluesi i budizmit, Sixharta Gautaman, rrjedh nga familja mbretërore Shakja dhe vitet e fëmijërisë e të rinisë i ka kaluar në pallat, duke u larë në pishinë, në një ambient shumë luksoz… Bulat e veshëve të tij u zgjatën nën peshën e vëthëve të mëdhenj që mbante, sipas traditës mbretërore… Një ditë ai hoqi dorë nga pasuria e madhe dhe hyri në rrugën e “shërbëtorit të fesë”. Në pamjen ikonografike, ai paraqitet si perëndi. Po kështu, edhe në aspektet e tjera të jetës: Kësisoj, fjala vjen, në fjalorin tibeto-mongolas, në termin fetar budist “burim i urtësisë” jepen 32 “shenja” kryesore dhe 80 të shkallës së dytë, të cilat e dallojnë atë nga njerëzit e thjeshtë. Ndër të tjera, në kokën e tij është pikturuar një vesh në formën ovale “çakra” që e lidh atë me kozmosin. Midis gishtërinjve të duarve të tij ka disa pajisje që e ndihmojnë atë të jetojë edhe në ujë (për budizmin, uji është simbol i botëve të tjera). Në ikonat e tempujve të shenjtë, Buda paraqitet ndenjur në pozën e lotusit në disqet simbolike të Diellit dhe të Hënës, si sundimtar i tërë botës. Pozicioni i lotusit e tregon atë të thelluar në mendime. Dora e djathtë e Budës prek Tokën, gjest ky që simbolizon dijeninë e grumbulluar në kundërshtim me përpjekjet e demonit shpirtlig, i cili mbajti në robëri Shakjaminin, luftëtarin e lirisë. Kur u çlirua, ai thirri si mbrojtëse Tokën-Mëmë…
Advertisement