Jeta e muzikes, muzikeberesve dhe percjellesve e interpretuesve te saj eshte ndoshta nga me interesantet. Me angazhimet profesionale ne Intervista.al daljet ne ambjente me muzike muzike u zbehen vitet e fundit por kane qene disa elemente qe me kane lene pershtypje prej kohesh, te cilat ne kaosin muzikor kane bere dallimin e tyre artistik. Disa vite me pare ne skenen e nje klubi me emer ne Tirane spikati nje vajze me nje ze qe te linte pa fjale. Pyeta rrethin qe mund ta njihte dhe me thane qe ishte nga Korça, quhej Gerona Hyska. Emer i veçante, ze i jashtezakonshem, Gerona me pas beri emrin e saj ne muzike. Vitet ecen dhe u beme mikesha ne rrjetet sociale. Per ti rene shkurt, per Geronen kam vite qe shkruaj dhe e bej me kenaqesine me te madhe sepse shpirti i saj i bukur i nderthurur me talentin jane elementet e nje frymezimi te pastisur perkundrazi, i lirshem, i paster dhe i vertete. Gerona, kendon tanime prej disa vitesh ne USA, ku permes postimeve te saj ka rene ne sy edhe vleresimi qe ka komuniteti shqiptar atje. E ndjekin Geronen ne çdo mbremje, event apo edhe ne gezime familjare. Ne shtete te ndryshme, pritja e njejte, e ngrohte, familjare dhe harmonike. Ne kulmin e pandemise Gerona publikoi nje cover, me pas nje kenge me titull te goditur “Zemer” kenge qe u degjuar dhe kercye kudo. Ata qe e njohin Geronen nga afer e dine qe une nuk kam tepruar me fjale me teper sa i takon madje duhet te dergoja ne yje emrin dhe punen e saj, sepse ajo eshte vertete nje yll! Kjo pra miq te Intervista.al eshte dhe arsyeja qe Geronen e duan kaq shume, sepse mbi te gjitha ka nje shpirt artistik dhe nje ambicie qe eshte ngritur mbi talentin e saj!
Advertisement