Sulmuesi i Kombëtares sonë dhe ekipit turk të Boluspor, Odise Roshi ka ndarë pak momente më parë në “Instagram” lajmin e mirë se është bërë baba për herë të parë. “Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël”, shkruan fillimish 30 vjeçari, teksa më poshtë bën të publik edhe emrin e djalit, Rois.
Kujtojmë se një vit më parë, në shtator të 2020, Roshi i dha fund beqarisë dhe u fejua me modelen bukuroshe, Silvi Shkëmbi e cila sot është nëna e djalit të tij. “Rraketa” nuk është duke kaluar një moment shumë pozitiv në karrierën e tij, pasi në merkaton e verës që lam pas ai u largua nga Ahmat Grozny për t’u transferuar në ligën e dytë turke tek Boluspor ku ka një kontrat vetëm për një sezon. Roshi ishte i grumbulluar nga Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares në fillimin e tetorit ku mori disa minuta që i majftuan për të treguar cilësitë e tij!