Në moshën shkollore, fëmijët e kuptojnë shumë mirë se cfarë po ndodh në familjen e tyre. Edhe në rastin më të mirë kur është fjala për një divorc i cili po vjen si rrjedhojë e një vendimi të përbashkët, familja ka për detyrë të kujdeset që ky ndryshim të mos jetë traumatik për fëmijën
Megjithatë, kjo i duhet shpjeguar me qetësi e fjale të thjeshta, duke i thënë mbase se edhe pse prindërit e kanë përzemër dhe e respektojnë njëri-tjetrin, kanë parë të arsyeshme të mos jetojnë më bashkë. I duhet shpjeguar që martesa nuk po shkonte sic duhej kohët e fundit, e në këtë situatë ajo nuk ka fare faj dhe përgjegjësi (kjo është shumë e rëndësishme të nënvizohet pasi fëmijët shpeshherë e konsiderojnë veten fajtorë dhe shkaktarë të divorceve të prindërve). Fill pas kësaj, vajza duhet siguruar që do të marrë dashurinë, afeksionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar nga ana e të dy prindërve. Nuk duhet fajësuar prindi tjetër dhe në asnjë mënyrë të përdoret fëmija për t’u bërë aleat me njërin apo tjetrin prind. Në parim, përmbajtja e bisedës që do të bëhet me fëmijën duhet të jetë pak a shumë e qartë për të dy prindërit paraprakisht, në mënyrë që të përcillet tek ajo fakti që është një vendim i përbashkët dhe të mos ketë vend për krijimin e konfuzionit dhe mbivendosjes së mendimeve apo ndjesive nga ana e vajzës.
Gabimi më i madh që mund të bëjë një cift kur vjen puna për të folur me fëmijët për divorcin, është kur përpiqen të hedhin baltë e të fajësojnë partnerin mbi situatën e krijuar, kur përpiqen ta nxisin fëmijën të mbajë me se s’bën anën e njërit prind apo ta distancojnë fëmijën nga prindi tjetër. Sjellje të tilla nuk do të bënin gjë tjetër vecse të nxisnin ndjenja negative, trishtim dhe luhatje tek fëmija, pasi nuk duhet harruar për asnjë cast që fëmija ka nevojë për të dy prindërit, në mënyrë që secili të luajë rolin e vet prindërues dhe t’i japë mbështjetjen e duhur; qoftë dhe në distancë apo të ndarë, prindërit duhet të dinë të bashkëprindërojnë.
Divorci është një proces, e si i tillë do kohën e vet që ky ndryshim të asimilohet. Jo vetëm për ciftin që po divorcohet por edhe për fëmijën; sa më i qetë, gradual dhe i zbutur të vijë tek fëmija, aq më të lehtë do ta ketë dhe ai për t’u përshtatur me situatën e re. E mira është që kjo situatë e re të mos shoqërohet me shumë ndryshime të tjera drastike në jetën e fëmijës e të prindit me të cilin ai do të jetojë pas divorcit.
Burimi: Humanum.al