Është ndarë nga jeta sot në moshën 57-vjeçare kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare Kujtim Prodani.

Lajmi u bë me dije në rrjetet sociale nga të njohur dhe kolegë të Prodanit të cilët përcollën ngushëllimet e sinqerta për humbjen e tij. Prodani prej disa javësh qe prekur nga COVID-19 dhe ishte shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Një ditë përpara ndërrimit të viteve ai kishte postuar në Facebook një foto dhe në mbishkrim shfryente ndaj coronavirusit për numrin e lartë të viktimave që ai ka shkaktuar.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3960397703980159&set=a.197968620223105&type=3&theater

I njohur për vokalin, poezinë dhe muzikën, Prodani kishte mbi 25 vite prodhimtari artistike. I lindur në një familje artistësh të spikatur si Anita Take dhe Agim Prodani, Kujtimi në karrierën e tij publikoi katër albume muzikore dhe dhjetëra këngë të shoqëruara edhe me videoklipe ndërsa mori nëntë herë pjesë në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit Shqiptar.

Të afërm, kolegë të tij, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti Ilir Meta ndanë në rrjetet sociale ngushëllimet për lajmin e ndarjes nga jeta të Prodanit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here