Një bashkëpunim që vetëm sa ka lëshuar rrënjë dhe llastarin e parë!
Kështu do ta etiketoja bashkëpunimin tim të parë në realizimin e këngës më të re të mikut tim’ djaloshit dardan që u lind, kaloi rininë dhe u edukua në trojet dardane, burrit të sotëm që jeton në Zvicër e Kosovën e trojet shqipe i ka në zemër e që kjo zemër rrah e punon për ta.
Rastësia është mbreti i çudirave. Kështu kanë thënë ngahera.
Dhe njohja jonë qe rastësi. Një rastësi që solli çudira; një rastësi që mbolli jo vetëm pemën e miqësisë në rritje, por dhe atë të bashkëpunimit mes nesh, bashkëpunim që filloi me projektin e parë për këngën ” Gjuha shqipe si mjalt n’hoja”.
Gjuhën shqipe artisti dhe mjeshtri i këngës, jo vetëm që nuk e haroj kurrë, por e përcjellë e mbanë gjallë tek familja e tijë. Në shqip flitet me familjarët e tij kudo janë, shqip flitet me komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër dhe me çdo shqiptar tjetër kurdo dhe kudo takohet. Por, Bekim Ibrahimi dhe këndon vetëm shqip, që në kohën kur ka qenë fëmijë e në vazhdimësi. Shqip flasin dhe dy djemtë dhe vajza e tij vetë 6 vjeçare. Madje një shqipe të pastër sikur të ishin lindur e rritur në Shqipëri…
Bisedat mes nesh ishin të larmishme, por prioritet , gjithnjë e më tepër po mernin ato rreth poezive, teksteve të këngëve dhe vet këngëve.
Një ditë befasohem nga propozimi i këtij artisti për një bashkëpunim dhe një projekt mes nesh.
Kam kënduar- më tha njëzetë e pesë këngë me tematika të ndryshme. Por dua patjetër të këndoj një këngë për gjuhën e nënës, gjuhën shqipe. Ju jeni në shqipëri dhe nuk e kuptoni sa e ndjejmë mungesën e shqipes dhe gjuhës së saj. Ne në migrim e ndjejmë mungesën e saj, muzikalitetin e sajë, ëmbëlsinë e saj, forcën, fuqinë dhe vitalitetin e saj… unë kam lexuar shumë tekste dhe kam dëgjuar të këndohen shumë këngë me tekste të tuat. Ma bëj një tekst miku im…!
Çuditërisht më erdhi mirë. M’u duk se ma kishte lexuar mendimin tim.për bashkëpunim mes nesh.
E pranova me kënaqësi. E thelluam bisedën rreth temës dhe ia nisa punës me tekstin…
Nuk qe e lehtë. Nuk qe e lehtë pasi Bekimi, si dhe unë, ishte shumë kërkues për tekstin e jo vetëm. DUA QË KËNGËN PËR GJUHËN E NËNËS TA KEM KËNGËN MË TË MIRË. OSE TË MIRË E KU TË JAPIM MAKSIMUMIN OSE NUK E KËNDOJ FARE.
Ia arritëm dhe bëmë atë tekst dhe në bashkëpunim me kompozitorin, orkestruesin, studiot, dhe xhiruesit e vidioklipit që tekstin ” Gjuha shqipe si mjalt n’hoja ” realizuam këngën me të njëjtin titull.
Faleminderit miku im, që më besuat tekstin dhe bashkëpunuat me mua e që sollëm një këngë që po pëlqehet mjaft!
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan dhe punuan për ta kthyer këtë tekst në këngë;
Faleminderit mediave televizive, radiove, portaleve të shumta, por dhe medios së shkruar për publikimet, komentet, vlerësimet etj. të kësaj kënge.
Ky projekti i parë bashkëpunimi vetëm sa ka filluar. Është një pemë, që sapo ka lëshuar llastarin e parë të bashkëpunimit tonë. Pema do formohet e plotësohet, do rritet në vazhdimesi dhe uroj e besoj që do jetë me kurorë të lulëzuar e sipas ” stinëve ” krijuese, të sjellë fruta të shëndetshëm, me shije e të pëlqyer nga ne, por më së shumti edhe nga ndjekësit tanë dhe publikun që preferon e pëlqen këngën e vertet shqipe.
Kjo pemë artistike e jona do jetë tërësisht shqiptare, me rrënjë të forta, me trup e degë, me kurorë e fryta vetëm shqiptare.
Faleminderit dhe njëherë bylbyl i këngës!
Suksese të mëtejëshme