Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Syarta, artistja me sy të artë
Dr Senera Hoxha këshillon: Peeling mjekësor, për lëkurë perfekte dhe pamje me shkëlqim diellor
"Red&Black", shije Shqipërie në Londër

Dr Senera Hoxha këshillon: Peeling mjekësor, për lëkurë perfekte dhe pamje me shkëlqim diellor

Vera mbaroi e lëkura jonë është dehidratuar, është tharë dhe ka marrë edhe shenja nga ekspozimi në diellin e fortë të sezonit të nxehtë që sapo lamë pas. Ajo që unë këshilloj si trajtim për këtë periudhë është peeling-u mjekësor, i cili vetëm me disa seanca ju rikthen freskinë, bukurinë dhe lëmueshmërinë e fytyrës.  

Peeling-u kimik është një zgjidhje  mjekësore për të përmirësuar cilësinë e lëkurës së fytyrës duke hequr shtresat e jashtme  te dëmtuara te saj. Kjo procedurë bazohet mbi përdorimin e një solucioni kimik për të përmirësuar teksturën dhe ngjyrën jo të njëtrajtshme të lëkurës së fytyrës si pasojë e proceseve të ndryshme patologjike, efektit moshë ose ndikimit të diellit. 

Është një procedurë shumë e përdorshme për personat që kanë njolla në fytyrë, rrudha dhe fytyrë pa shkëlqim personat qe kane problematika me baze aknet dhe  lekura pa elasticitet. Acidet alfahidroksi (AHA)dhe trikloroacetiku (TCA) janë më të përdorshme për këtë qëllim. 

Advertisement

Formulimi i saktë i përqindjeve të këtyre acideve në përmbajtjen e përdorur për aplikim është në varësi të tolerueshmërisë individuale dhe problemit që trajtohet 

Procedura e pilingut kimik kryesisht përdoret për arsye kozmetike, por gjen përdorim të madh dhe në trajtimin e disa patologjive, si heqjen e lezioneve keratoze,trajtimin e akneve dhe eliminimin e shenjave që ato lënë në fytyrë. 

Produktet e acideve që mund të përdorën janë të ndryshme dhe me përqendrime të ndryshme si dhe mund të kombinohen: acid glikolik, acid piruvik, acid mandelik, acid salicilik, acid laktik,acid trikloracetik etj. 

Mund të aplikohen në lëkurën e fytyrës, qafë, dekolte, gjoks,rreth syve dhe në duar. 

Përdorimet: 

• Lëkurë e thatë dhe e ashpër; 

• Rrudhat e imëta dhe pjesërisht rrudhat sipërfaqësore: 

• Përmirëson pamjen e një lëkure të dëmtuar nga dielli; 

• Ndihmon në trajtimin e akneve dhe shenjave nga aknet; 

• Ndihmon në korrigjimin e problemeve të pigmentit; 

• Heq njollat nga shtatzënia ose rrezatimi diellor; 

• I jep lëkurës njëtrajtshmëri në ngjyrë dhe lëmueshmëri 

Duhet marrë parasysh 

• Pilingu mund të jetë i nevojshëm më shumë se një aplikim për të marrë efektin e duhur; 

• Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës me SPF të lartë për mbrojtje nga rrezatimi diellor. 

Çfarë duhet të dini tjetër?

• Mund të përdoret në fytyrë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit; 

• Mund të kërkojë paratrajtim me kremra me AHA; 

• Trajtimi zgjat 20-30 minuta; 

• Thellësia e piling mund të rregullohet në varësi të përqendrimit; 

• Mund të jenë të nevojshme trajtime të përsëritura për rezultate maksimale; 

• Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës me SPF të lartë për mbrojtje nga rrezatimi diellor për disa muaj pas procedurës. 

Kjo procedurë është e sigurt vetëm nëse kryhet nga një mjek specialist dhe i trajnuar për këto procedura dermo-estetike si dhe në kushtet e përshtatshme. Është një procedurë e sigurt, megjithatë nuk mund evitohen edhe pse shumë rrallë disa efekte anësore, si infeksioni apo shenjat në lëkurë. 

Planifikimi i procedurës 

Fillimisht është e rëndësishme që të kontaktoni me një mjek, i cili është i trajnuar në këtë fushë dhe të pyesni me hollësi për procedurat dhe mundësitë që ju ofrohen. 

Gjatë konsultës duhet të diskutoni përparësitë dhe efektet negative duke pyetur për të gjitha detajet që ju interesojnë. Personat që vuajnë nga Herpes kronik duhet ta informojnë mjekun para kryerjes së procedurës. 

Aplikimi i procedurës 

Kjo procedure kryhet në zyrën e mjekut me praninë e të gjitha mjeteve të nevojshme dhe në kushte higjienike të larta. Nuk është i nevojshëm aplikimi i anestezisë. 

Lëkura duhet të jetë e pastër (pa kremra) ndërsa meshkujt duhet të kenë fytyrën pa mjeker per nje aplikim  te sakte te produktit. 

Fillimisht mjeku do t’ju aplikojë një solucion në lëkurë për të siguruar pastrimin e thellë të saj, më pas aplikohet solucioni specifik (acidi) në të gjithë zonën që do trajtohet dhe pas një kohe, 5-15 minuta , bëhet aplikimi i një neutralizuesi për heqjen e tij. I tërë trajtimi zgjat rreth 30 min. 

Në bazë të thellësisë së pilingut të kryer dhe reagimit të lëkurës së pacientit mund të aplikohen lokalisht kremra regjenerues ose me bazë acidin hialuronik për të përshpejtuar procesin e rigjenerimit. 

Pamja e re e lëkurës së fytyrës tuaj 

Përmirësimi nga pilingu kimik mund të jetë shumë i dukshëm që në fillim. Shikohet një lëkurë më e shëndetshme dhe me shkëlqim. Me vazhdimin e trajtimeve shikohet në vazhdimësi një përmirësim i përbërjes së lëkurës. Këto trajtime japin efekte që zgjasin për një kohë të gjatë, por nuk janë imune ndaj efektit të rrezatimit diellor dhe moshës

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Syarta, artistja me sy të artë

Next Post

"Red&Black", shije Shqipërie në Londër

Advertisement