Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Mësohet se këngëtarja është kapur me armë zjarri me vete, ndërsa tentoi të futej në Shqipëri. Policia e Kukesit qe ben me dije lajmin, sakteson se shtetasja 34-vjeçare, kengetare kosovare, F.M eshte kapur pasi ne çanten qe kishte ne makinen qe drejtonte vete, iu gjet arme zjarri pistolete.
Bashke me te jane ndaluar edhe dy personat qe ishin me te ne makine, nderkohe qe ne bagazh i eshte gjetur nje pistolete në dukje e dyshuar lodër çakmak.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;
F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit