Si asnjehere me pare bluzat e bardha jane duke kryer punen me kujdes. Edhe pse situata ka arritur ne gjendje te veshtire e mjaft problematike ata vazhdojne te luftojne me nje armik te panjohur, i cili ka gjunjezuar nje bote te tere. Jane çdo dite aty duke tejkaluar orarin zyrtar tepunes, per te dhene kontributin e tyre cdokujt prej pacienteve te cilet jane te infektuar nga ky virus kaq problematik. Dr. Edmond Puca, eshte pjese e stafit Spitalor te Spitalit Infektiv ne QSUT, me nje kualifikim dhe eksperience ekselente ne Mjekesi. Gjate gjithe kesaj kohe ka qene dhe vazhdon te jete ne krye te detyres. Eshte kthyer ne nje hero per te gjithe Infektivin, duke keshilluar dhe dhuruar shprese per te gjithe pacientet. Doktori e ka pranuar se keto muaj kane sjelle frike tek njerezit dhe bluzat e bardha por gjithashtu ka shtuar shpresen se me kujdes dhe mbrojtje te vetes dhe atyre qe na rrethojne, me besim tek puna e madhe e mjekeve shpreson qe te arrijme ne finishin aq te deshiruar te Covid-19 dhe dita qe nuk do kete me te infektuar te jete dita me e bukur per te gjithe. Frike per veten, familjaret dhe te afermit. Situata vazhdon te mbetet nen kontrollin e rrepte te mjekeve dhe mes tyre dallon puna e madhe e nje mjeku te madh si Dr.Edmond Puca.
Advertisement