Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Rrëfehet këngëtarja Silvi Dollapi, këtë situatë e mora me sportivitet por shpresoj në normalizim!
Producenti Sokol Guga rrëfen surprizat e “Krishtlindje në Tiranë 6”; Ky edicion do jetë më i bukur se kurrë…!
Fjoralba Zeqollari: Sa të dua…

Producenti Sokol Guga rrëfen surprizat e “Krishtlindje në Tiranë 6”; Ky edicion do jetë më i bukur se kurrë…!

Dhjetori po vjen dhe publiku pret festë. Ky vit ndoshta do konsiderohet si viti me i veshtire i jetuar por fundviti do zbuse lodhjen emocionale dhe do shtoje dozen e adrenalines qe shoqeron shpirtin ne Krishtlindje. Sokol Guga, producenti i spektaklit shumengjyresh “Krishtlindje ne Tirane” rrefen ardhjen e bardhe te ketij spektakli dhe siguron qe do jete me i bukur se kurre…!

-Sokol Guga emri që sapo përmendet lidhet me “Krishtlindje në Tiranë” ç’thuhet këtë vit, do ketë edicion të spektaklit të fundvitit?

Sigurisht që do të ketë një edicion të 6-të të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë” Tashmë spektakli ka ardhur gjithnjë pranë spektatorit e ku ka dashuri, përkushtim, pasion patjetër që gjithcka realizohet përpos vështirësive që mund të ketë. Sigurisht që jemi në një situatë të pazakontë, por ne nuk mund të mungojmë këtë vit. Jemi duke punuar fort për të sjell një super spektakël.

Advertisement

-A ka ndikuar situata covidiane qoftë moralisht apo edhe financiarisht në organizimin dhe realizimin e projekteve kulturore e konkretisht në spektaklin tend?

Personalisht jo! Unë jam një njeri që në përgjithësi e shoh gotën gjysëm plot. Të them të drejtën gjatë pandemisë, shumë nga miq të mi biznesmen, më pyesnin nëse do i realizoja këtë vit Krishtlindjet. Patjetër që këtë vit do të ketë “Krishtlindje në Tiranë” dhe ky spektakël do të vij më i bukur se kurrë pasi këtë vit janë artistë big të cilët janë të pranishëm në edicionin e gjashtë.

-Sokol, unë e di që nuk do të tregosh shumë detaje por di edhe që ti bënë mrekullira në skenën e “Krishtlindjeve” do jetë kështu edhe këtë vit?

Ky edicion do të ketë një skenografi të jashtëzakonshme e cila mban “firmën” e mjeshtrit Bashkim Zahaj. Edhe këtë edicion bashkëpunëtorët tanë si artisti i Make Up Artur Muca e Don Karaj por edhe stilisti Joni Peci do të kujdesen për lookun e artistëve por edhe timin në skenë. “Krishtlindje në Tiranë” vjen përsëri në bashkëpunim me kolegen time Iris Canaj e DoArt në bashkëprodhim me televizionin Klan +.

Këtë edicion do të jetë krah meje një emër shumë i dashur për të gjithë publikun e cila vjen nga fusha e muzikës të cilin nuk po e zbuloj, por do të kemi edhe dy artistë të cilët vijnë nga Italia, njëri këngëtar i cili vjen më trupën e baletit të RAI dhe një aktore.

-Diçka që nuk do mungojë ama do na e tregosh?

Sokol Guga do të kujdeset për ecurinë e mbarëvajtjen e spektaklit. Kjo është e sigurt.

-Ke pasur refuzime nga artistët që ke ftuar apo drita jeshile u ndez nga të gjithë?

Unë nuk hyj tek ata njerëz që marrë kollaj përgjigje negative. E kam shprehur edhe në një intervistë televizive, unë jam me fat sepse njerëzit më duan dhe më kanë mbështetur, si artist, si publik por edhe biznesmenët e këtij vendi, pa të cilët unë nuk do të arrija ti realizoja këto spektakle. Fat i madh të duhesh dhe për këtë jam i bekuar.

-Nëse do rrezikohej që ky spektakël të mos organizohej këtë fundvit, a do kishte realisht “Krishtlindje në Tiranë?

Spektakël Krishtlindjesh mund të bëjë kushdo. Tregu është i hapur dhe i mirëpret të gjithë. Por njerëzit kanë sy dhe shohin: dallimet, qëllimet e realizimet. Ne nuk bëjmë  shoëbiznes, spektakli “Krishtlindje në Tiranë” është tashmë një markë jo vetëm e regjistruar por edhe një vlerë e shtuar e kryeqytetit. Gjej rastin të falenderoj kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen dhe suportin që i ka dhënë ndër vitë këtij spektakli.

-Dy fjalë për aspirantët e rinj në botën e spektaklit, ata që duan të bëhen si Sokol Guga?

Të dashurojnë artin brenda vetes, jo veten e tyre në art…!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rrëfehet këngëtarja Silvi Dollapi, këtë situatë e mora me sportivitet por shpresoj në normalizim!

Next Post

Fjoralba Zeqollari: Sa të dua…

Advertisement